Nga Gerti Boshnjaku
Disa javë më parë ndoqa Samitin e Tiranës, një konferencë që solli në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve mendje brilante dhe njerëz të suksesshëm, me mundësinë për t’i dëgjuar në një ditë të vetme!
Unë adhuroj të shkoj në konferenca, për atmosferën që krijohet atje, për përmbajtjen që ndahet në skenë dhe për ndërveprimin që ndodh gjatë pauzave.
Që nga viti 2015, kemi qenë në gjendje të bëhemi partnerë me pothuajse çdo aktivitet të lidhur me Biznese Startup & Scale-up, Inovacion & Edukim me Business Magazine Albania. Kjo ka ndryshuar shumë mënyrën se si veprojmë dhe ndërveprojmë në biznesin dhe jetën tonë të përditshme. Kemi marrë perspektiva të shkëlqyera për mënyrën se si operojmë biznesin tonë dhe kemi pranuar mendësinë e rritjes së vazhdueshme si pjesë e kulturës tonë organizative.
Siç thotë gjithmonë zoti Richard Branson: “Shkrimi i gjërave të bën të qëndrosh i fokusuar dhe siguron të mos harrosh idetë e mëdha.”
Arti i ndikimit dhe negociimit
Këtë herë ishte edhe më mirë, pasi eventi kishte temën kryesore: “Mendësia e Rritjes” dhe në skenë ishin 3 folës të mrekullueshëm si zoti Vasil Naçi, zoti Avinash Ananda dhe vetë “The Wolf”, zoti Jordan Belfort. Përmes këtij artikulli dëshiroj të ndaj disa prej mësimeve kyçe që mora gjatë eventit, duke shënuar në notebook-un tim.
Zoti Vasil Naçi ishte trajneri që hapi eventin. Ai na kujtoi se ne përpiqemi të ndikojmë çdo ditë dhe burimet e ndikimit janë: media; qeveria; familja; biznesi; arsimi; feja; arti; teknologjia, ku ndikuesi më i rëndësishëm prej tyre është biznesi. Ndaj, njerëzit e biznesit duhet të mësojnë si të ndikojnë më mirë te njerëzit përreth, partnerët e biznesit; ekipet tona; klientët tanë; furnizuesit tanë dhe palë të tjera të interesit gjithashtu.
5 faktorët e rëndësishëm në një proces negociimi janë:
- Qartësimi dhe përgatitja
- Komunikimi
- Marrëdhënia (duhet të ndërtohet para se negociata të fillojnë). Mbani parasysh se nuk mund të bëni marrëveshje të mira kur keni nevojë të shpërbleni disa gjëra.
- Personaliteti
- Ekspertiza (Taktikat dhe praktikat më të mira që duhet të absorboni)
Zoti Vasil Naci përshkroi çdo hap të procesit të negociatës dhe praktikat më të mira me shembuj realë të jetës. Disa nga këshillat kryesore që kam shënuar ishin:
- Mos shkoni vetëm në një takim negociatash
- Kur jepni diçka mos harroni kostot tuaja
- Një negociator gjenial nuk mendon të marrë pjesën më të madhe të ëmbëlsirës. Ai mendon për mënyra që e bëjnë ëmbëlsirën më të madhe për të dyja palët.
- Në një negociatë, rezultati më i mirë është kur të dyja palët fitojnë. Kështu keni një rezultat të shkëlqyeshëm të negociatës dhe keni krijuar një marrëdhënie të fortë.
- Në biznes dhe në jetë marrim atë që jemi në gjendje të negociojmë.
- Nuk mund të ketë marrëveshje të mira kur pala tjetër përballë nuk ka Etikë!
- Gjithmonë shkruani për çfarë bini dakord në një negociatë. Fjalët me gojë thjesht harrohen. Shkruani gjithçka.
- Përgatituni për avantazh. Përgatitja ju jep Fuqi në proces, pasi ajo përcakton 70% të rezultatit të negociatës.
- Jini të ashpër në arritjen e objektivit tuaj të negociatës, por jini human në proces.
Lexo: ChatGPT mund ta gjeni të integruar së shpejti në modelet e makinave të firmës amerikane
Për të mësuar më shumë se si të kesh një biznes të suksesshëm, në datat 17 – 19 Mars 2023, Z. Vasil Naci organizon eventin Business Mastery në Expocity. Biletat mund t’i gjeni në Event Page
Eventi vazhdoi me Guru-në e Lumturisë nga India, z. Avinash Ananda.
Liderët ndikojnë në mendjet!
Për të ndikuar tek të tjerët, ju duhet të zotëroni mendjen tuaj!
Si mjeshtër në tregim, prezantimi i tij ishte plot me histori të jetës reale dhe shaka, në mënyrë që audienca të angazhohej dhe të përvetësonte lehtësisht temat kryesore nga biseda e tij 2 orëshe.
Për të zotëruar mendjen tonë, duhet të:
- Kemi një mendje të hapur për të mësuar! Ne mund të mësojmë nga çdo gjë dhe nga kushdo.
- Kemi një mendje të hapur për të ndryshuar! Ndryshimi është i vështirë.
- Jemi të hapur ndaj Feedback-ut! Ne zakonisht jemi mbrojtës ndaj reagimeve; kur e bëjmë këtë, do të thotë se duhet të përmirësojmë mentalitetin tonë të rritjes.
Mendja = Kuptimi = Perceptimi
Jemi ne që u japim kuptim gjërave dhe krijojmë perceptimet tona/si i shohim gjërat.
Ndryshoni historinë tuaj! Bëni një histori pozitive!
Ekzistojnë 6 lente mendore që përcaktojnë perceptimet tona:
- E kaluara
- E tashmja
- E ardhmja
- Vetja
- Të tjerët
- Jeta
Ndryshoni kuptimet për secilën prej tyre.
Bëni gabime të reja; Mos i përsërisni ato
1 – Sa herë që keni bërë një gabim, shikoni anën e mirë dhe pyesni: Çfarë është e mirë rreth tij?
2 – Çfarë mësova?
3 – Çfarë duhet të bëj më pas?
Krijoni një besim pozitiv. Dyshoni për gjërat e këqija, ndërtoni bindjet tuaja pasi besimet nxisin sjelljet.
Përqafojeni të tashmen! Ji i qetë dhe energjik; Moment pas momenti krijon energji pozitive. Mësoni ta bëni këtë. Fiziologjia ndikon në psikologji!
Merrni vendime të arsyeshme! Vendimet përcaktojnë të ardhmen tonë!
Mos i ulni pritshmëritë tuaja dhe le ta bëjmë lumturinë virale!
Pjesa e tretë e eventit synonte të mësonim më shumë nga një histori e jetës reale, që ndodh në vendin e mundësive, me ulje dhe ngritje ekstreme, të treguar nga një Master i Shitjeve dhe Biznesit, z.Jordan Belfort.
Unë, si shumica e njerëzve në audiencë, isha vërtet i interesuar të kuptoja rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe aftësitë e tij të shitjes dhe biznesit, të cilat ai i shndërroi në një system, që mund të përdoret nga miliona profesionistë në mbarë globin.
Prisja që “Ujku” të ishte një folës i mrekullueshëm, por ta dëgjoja në skenë ishte vërtet një përvojë e jashtëzakonshme. Ishte kombinimi i përsosur e përmbajtjes së shkëlqyer dhe aftësive të mahnitshme të të folurit!
Ndërsa ai po përpiqej të lidhej më mirë me audiencën duke bërë pyetje si “pse je këtu? – Mendoj se do të jesh i pasur”, nuk harroi të përmendte disa nga thëniet në filmin “Wolf of Wallstreet”:
“Unë kam qenë i pasur dhe kam qenë i varfër, dhe zgjedh gjithnjë të pasurin”.
Ai filloi duke thënë se ka bërë kërkime për Shqipërinë dhe pohoi se çdo vend ka momentet e veta, por Shqipëria është në një ngritje të theksuar në 10-15 vitet e ardhshme. Dhe duhet të jetë një vend në rritje nëse bëjmë gjërat e duhura!
Si çdo gjë në jetë, Suksesi ka 2 anë:
Bota e brendshme e suksesit dhe loja e jashtme e suksesit! Gjithçka që ju duhet është të mësoni se si t’i luani ato lojëra.
Bota e brendshme e suksesit ka 4 dallime:
- Gjendja juaj mendore.
Jeni të fuqizuar apo të pafuqishëm? Shitjet = Transferimi i emocioneve! Menaxhoni gjendjen tuaj, merrni veten në një gjendje pozitive sa herë që keni momente kyçe në Biznes!
- Sistemet tuaja të besimit. A keni besime fuqizuese apo zhgënjyese? Nuk duhet të jesh dikush që mendon se bota më ndodh mua!
- Vizioni Fokus. Cili është vizioni juaj për të Ardhmen? Gjithmonë pyesni: Pse ka rëndësi, pasi pse është fuqia e vizionit. Ju duhet të mësoni se si të qëndroni të fokusuar në vizion.
- Standardet tuaja. Pyesni, cili është standardi juaj? Njihni standardet tuaja të suksesit.
Kush ishte njeriu më i pasur në botë?
Ishte Nënë Tereza. Monedha e saj ishte dashuria = Dashuri e pakushtëzuar.
Ajo kishte një Pse të fortë.
Pse nuk është për ju, është për dikë që e doni pa kushte. Është më i madh se ju.
Nëse vendosni standarde të larta + jeni të gatshëm të bëni punën + keni vizionin për veten tuaj = Bëheni të Pandalshëm.
Lexo: Katër mënyra për të kuptuar se telefoni juaj po përgjohet
Loja e jashtme e suksesit -4 Dallime
- Njihni Rregullat dhe Strategjitë e Sipërmarrësve. Dështoni në mënyrë elegante dhe kini sukses “të forte”.
- Mësoni Marketingun. Gjithçka është një gyp.
- Shitje dhe bindje
- Rrjedha të shumta të të ardhurave. Çfarë bëni me paratë që fitoni?
Dallimi midis të Rich & The Wealthy
- Rich kanë para
- The Wealthy kanë para + kohë
Në pjesën e parë të prezantimit, ai tregoi historinë e jetës së tij, hapat e tij të parë si shitës, si i kuptonte aftësitë që kishte për të bindur njerëzit dhe cilat ishin dështimet dhe gabimet e tij. Si mësoi prej tyre dhe si e kuptoi se duhej të mësonte rregullat e biznesit dhe të gjente një Pse kuptimplotë, në mënyrë që të ngrihej në një rrugëtim të ri të ndryshëm suksesi.
Në prezantimin e tij, ai vazhdoi të shpjegojë secilin nga dallimet dhe se si të gjitha ato integrohen në një sistem të suksesshëm për një biznes të suksesshëm.
Kjo është gjithçka që mund të ndaj me ju sot përmes këtij artikulli. Shihemi javës tjetër dhe nëse e pëlqyt artikullin ndajeni me miqtë dhe kolegët!
Gerti
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.