Ekuipazhi ndërkombëtar prej katër anëtarësh i SpaceX u kthye me sukses në Tokë pasi kaloi mbi pesë muaj në hapësirë, tha të dielën agjencia amerikane e hapësirës NASA. Anija kozmike e Crew-5 Dragon u ul në brigjet e Tampa, Florida pasi kaloi 157 ditë në orbitë.
“Astronautët e NASA-s, Nicole Mann dhe Josh Cassada, së bashku me astronautin e JAXA (Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore) Koichi Wakata dhe kozmonauten e Roscosmos Anna Kikina, u kthyen në Tokë përmes uljes me parashutë në orën 21:02 me orën lokale. Mirë se erdhët në shtëpi, Ekuipazhi-5! Ky ekuipazh ndërkombëtar ka kryer eksperimente kritike shkencore dhe demonstrime teknologjike në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor që do të na ndihmojë të përgatitemi për misionet e ardhshme në hapësirën e thellë dhe të hapim rrugën për kthimin tonë në Hënë”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson.
Astronautët udhëtuan 66,577,531 milje gjatë misionit të tyre, kaluan 156,5 ditë në stacionin hapësinor dhe morën të dhëna për 2,512 orbita rreth Tokës. science
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.