Pas fitimeve marramendëse, Netflix nis epokën e AI: Kush do mbetet pa punë? - Business Magazine Albania

Pas fitimeve marramendëse, Netflix nis epokën e AI: Kush do mbetet pa punë?

Gjiganti i videostreaming-ut Netflix ka tejkaluar pritshmëritë e tregut, duke raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe fitimeve për tremujorin e fundit. Të ardhurat u rritën me 12.5% në krahasim me një vit më parë, duke arritur 10.5 miliardë dollarë, ndërsa fitimi neto u rrit me 24%, duke shkuar në 2.89 miliardë dollarë. Kompania kaloi gjithashtu çdo parashikim për fitimin për aksion, një tregues kyç për investitorët, me 6.61 dollarë për aksion, shumë më lart se pritshmëria prej 5.70 dollarësh. Kjo performancë çoi në një rritje prej mbi 4% të vlerës së aksioneve në tregun pas mbylljes së bursës.

Për herë të parë, Netflix nuk publikoi të dhëna mbi numrin e abonentëve, duke zhvendosur fokusin tek rezultatet financiare. Megjithatë, kompania mbylli vitin 2024 me 301.6 milionë familje abonente dhe vetëm në fundvit, periudhë festive e shoqëruar me transmetime të drejtpërdrejta nga NFL, shtoi afro 19 milionë përdorues të rinj.

Në tregjet ku ofrohet një paketë më e lirë me reklama, 55% e abonentëve të rinj zgjodhën pikërisht atë opsion. Brenda tre muajsh, numri i përdoruesve të modelit me reklama u rrit me 30%.

Lexo edhe: Produkte luksoze për 5 dollarë? Kina trondit tregun amerikan përmes TikTok-ut

Por lajmi që po trondit industrinë e filmit është vendimi i Netflix për të integruar Inteligjencën Artificiale në procesin e prodhimit, veçanërisht për efekte speciale më të lira. Kjo lëvizje ka nxitur frikë në radhët e profesionistëve të kinemasë, të cilët paralajmërojnë për humbje të vendeve të punës dhe rrezik për cilësinë artistike të përmbajtjes. 

Në një industri të ndërtuar mbi kreativitetin njerëzor, a po troket AI në derën e fundit të kinemasë siç e njohim sot?

Burimi: Business Insider DE/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0