Femfest, të ardhurat do të shkojnë për bursa në Universitetin e Arteve - Business Magazine Albania

Femfest, të ardhurat do të shkojnë për bursa në Universitetin e Arteve

7 marsi shënoi ditën e katërt të Festivalit me kryefjalë gruan dhe diskutimet mbi problemet me bazë gjinore. Paraditja nisi me promovimin e librit të botuar me veprat e shkruara të tre dramaturgeve të reja që ju përgjigjën thirrjes së shoqatës “BASH ART” së bashku me nëntë të rinj e të reja të tjera. Veprat e tyre u përzgjodhën nga një bord artististik të përbërë nga emra të njohur të artit skenik për t’i dhënë një mundësi më shumë dramaturgjisë dhe autorëve të rinj shqiptar.

Njëra prej veprave u përzgjodh për Festivalin e të rinjve në Teatrin e Metropolit, ndërsa po shihet mundësia që dy të tjerat të trajtohen në teatro të tjerë.

Pasditja rezervoi një tjetër takim të veçantë, promovimin e ekspozitës dhe katalogut, ku u përfshinë 44 gra të njohura të artit skenik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të cilat nuk janë më midis nesh.

Artistë e personalitete të njohur të teatrit dhe kinemasë, si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Adelina Tahiri, Drita Begolli, Igbale Qena, Arbnesha Nixha etj, ishin të pranishme sëbashku me familjarë të të ndjerave për të nderuar kujtimin e tyre.

Mbrëmja u mbyll me shfaqjen “Çertifikata e martesës” me regji të Driada Dervishit, në një sallë të mbushur plot.

Të ardhurat nga biletat e të gjitha shfaqjeve të Femfest, shkojnë për pesë bursa studimi, për pesë studente të Universitetit të Arteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0