Një studente ruse mund të hyjë në burg për 10 vjet për një ‘story’ në Instagram - Business Magazine Albania

Një studente ruse mund të hyjë në burg për 10 vjet për një ‘story’ në Instagram

Studentja ruse, Olesya Krivtsova ka munguar tashmë në shumë orë mësimi. Kjo pasi 20-vjeçarja Olesya është në arrest shtëpie. Ajo ka një etiketë elektronike në këmbë nga ku policia mund të monitorojë çdo lëvizje të saj, raporton BBC.Krimi i saj i supozuar? Olesya u arrestua për postime kundër luftës në mediet sociale. Një prej tyre kishte të bënte me shpërthimin e tetorit të kaluar në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.

“Unë postova një story në Instagram për urën”, tha Olesya për BBC, “duke reflektuar se si ukrainasit ishin të kënaqur me atë që kishte ndodhur”. Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën.

Më pas filloi drama. “Unë po flisja në telefon me nënën time”, kujton Olesya, “kur dëgjova hapjen e derës. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme”. Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të merrte një dënim kaq të gjatë me burgim për postimin e diçkaje në internet”, thotë Olesya. “Kisha parë raporte për vendime të çmendura në Rusi, por nuk i kisha kushtuar shumë vëmendje dhe vazhdova të flisja”. Një studente e Universitetit Federal Verior në Arkhangelsk, Rusi, Olesya tani është shtuar në listën zyrtare të Rusisë të terroristëve dhe ekstremistëve.

“Kur kuptova se isha futur në të njëjtën listë me sulmuesit e shkollave dhe grupin e Shtetit Islamik, mendova se ishte e çmendur”, kujton Olesya. Sipas rregullave të arrestit shtëpiak, asaj i ndalohet të flasë në telefon dhe të hyjë në internet.

Olesya ka një tatuazh në këmbën e saj të djathtë, ku paraqitet presidenti rus Vladimir Putin si një merimangë, me një mbishkrim: “Vëllai i Madh po ju shikon”. Duket se në rastin e Olesyas, nuk ishte Vëllai i Madh që e shikonte atë, por kolegët e saj të universitetit. Një mik më tregoi”, thotë Olesya, “për mënyrën se si isha kundër “operacionit special ushtarak”. Shumica e njerëzve në këtë bisedë ishin studentë të historisë. Ata po diskutonin nëse do të më denonconin tek autoritetet”. Kur lista e dëshmitarëve të prokurorisë u lexua në gjykatë, Olesya njohu emrat nga biseda e studentëve.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0