Krijuesit në TikTok së shpejti mund të vendosin tarifa te adhuruesit që shikojnë videot e tyre - Business Magazine Albania

Krijuesit në TikTok së shpejti mund të vendosin tarifa te adhuruesit që shikojnë videot e tyre

Krijuesit e TikTok së shpejti mund të jenë në gjendje t’ju vendosin tarifa fansave prej 1 dollarë ose më shumë për të parë videot e tyre, tha një burim i njohur me këtë çështje për The Information.‘Muri i pagesës’ është një nga shumë veçoritë që TikTok mund të prezantojë në platformën e tij në një përpjekje për të tërhequr përdorues të rinj, sipas raportimit të The Information.

Përveç ‘murit të pagesës’, TikTok është duke punuar në Creator Fund 2.0 – një version i ri i Fondit të Krijuesit që lançoi në vitin 2020 – që do të paguajë krijuesit me më shumë se 100,000 ndjekës në një përpjekje për t’i mbajtur ata në platformë, thanë burime të brendshëm për The Informacion. Një person tha se fondi i ri mund të lansohet që në mars.

Platforma gjithashtu dëshiron të rrisë bazën e saj të përdoruesve duke tërhequr përdorues më të vjetër. Vetëm 21 për qind e të rriturve amerikanë përdorin aktualisht TikTok, sipas një studimi të Pew Research të vitit 2021, krahasuar me 67 për qind të adoleshentëve amerikanë, sipas një sondazhi të Pew Research të vitit 2022. businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0