Doni të punësoni njerëz të jashtëzakonshëm? Kërkoni për këto 3 tipare! - Business Magazine Albania

Doni të punësoni njerëz të jashtëzakonshëm? Kërkoni për këto 3 tipare!

Kur jeni duke kërkuar për të punësuar një person të talentuar, është e rëndësishme të gjeni njerëz që mund t’ju ndihmojnë me të vërtetë për të transformuar biznesin tuaj. Sigurisht, ju do të jeni në kërkim të personave të përkushtuar, të palodhur, me eksperiencë, por kush janë ata që do ta çojnë ekipin tuaj në një nivel tjetër?

Mauro Porcini, shefi i dizajnit në PepsiCo, sugjeron që të kërkoni për ata persona që ai i cilëson si “njëbrirësh”  njerëzit me përzierjen perfekte të tipareve dhe aftësive që i bëjnë ata “novatorë idealë”. Cilësitë e tyre janë një kombinim i talentit të natyrshëm dhe të praktikuarit në mënyrë të rregullt, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ata duhet të jenë “njerëz që dashurojnë njerëzit e tjerë”.

Parimi i tyre kryesor është krijimi i gjërave që janë, në mënyrë të pamohueshme, të vlefshme për njerëzit e tjerë. Me fjalë të tjera, Porcini dëshiron që ata të kenë një qasje “të përqendruar te njeriu” ndaj inovacionit dhe biznesit, gjë që është fokusi i librit të tij të ri, “Ana Njerëzore e Inovacionit: Fuqia e Njerëzve të Dashuruar me Njerëzit” [The Human Side of Innovation: The Power of People in Love with People].

Njëbrirëshit mund të gjenden në çdo sektor të biznesit ku njerëzit janë duke tregtuar, duke bashkëpunuar dhe duke krijuar, me dhe për njerëz të tjerë. Ata nuk janë të kënaqur thjesht me përmirësime minimale  ata kërkojnë të bëjnë ndryshime të mëdha. Dhe ata e dinë se shpesh nuk mund ta bëjnë këtë gjë vetëm. Kjo është pikërisht arsyeja që i bën ata të jenë lojtarët më të mirë në ekip.

Tre tipare që duhet të kërkoni te njëbrirëshat

Porcini përshkruan në librin e tij tiparet e njëbrirëshit, duke i klasifikuar ato në tre kategori të ndryshme: aftësitë sipërmarrëseaftësitë sociale dhe aftësitë e veçanta. Nuk është nevoja që të shikoni shumë përtej organizatës tuaj për të gjetur një njëbrirësh, pasi ju mund t’i kultivoni dhe t’i zhvilloni këto tipare edhe brenda ekipit tuaj.

  1. Aftësitë sipërmarrëse

Aftësitë sipërmarrëse janë ato aftësi që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e strategjive inovative. Kjo përfshin gatishmërinë për të eksperimentuar, për të zhvilluar ide të reja dhe për t’i ndjekur ato. Njëbrirëshit janë proaktivë për të kërkuar shkakun themelor të një problemi. Pikërisht nga këtu vjen frymëzimi më i mirë për inovacion.

Njëbrirëshit janë gjithashtu të gatshëm për të ndërmarrë përsipër rreziqe. Por, ata nuk nuk shkojnë deri në ekstrem dhe qëllimisht kërkojnë përvoja që do t’i ndihmojnë në zhvillimin e një ndjenje të shëndetshme të kujdesit. Ata janë të informuar për tendencat më të fundit në industrinë e tyre dhe madje, përpiqen të përcaktojnë vetë këto tendenca, pasi kjo mund të nënkuptojë një risi të vërtetë në këtë fushë.

Në përgjithësi, shpirti dhe natyra e tyre sipërmarrëse duhet të vijnë nga një burim: “dashuria për njerëzit”, siç thotë Porcini. Njëbrirëshit nuk kënaqen thjesht nga marzhet e mira të fitimit; ata duan të krijojnë vlerë të vërtetë për njerëzit që kanë në mendje, kur punojnë në projekte. Kjo do të thotë se ata investohen tërësisht në projektet e tyre, duke i parë ato nga çdo këndvështrim i mundshëm.

  1. Aftësitë sociale

Aftësitë sociale janë ato që i bëjnë njëbrirëshit lojtarët idealë të ekipit. Porcini thekson rëndësinë e dashamirësisë dhe të respektit në një ekip, duke argumentuar se këta elementë do ta motivojë ekipin për të punuar me potencialin e tij më të lartë.

Një nivel i lartë i inteligjencës emocionale është jetik për të lundruar në dinamikën e grupit, veçanërisht pasi ju vareni nga aftësitë dhe ekspertiza kolektive e ekipit tuaj për të plotësuar njëri-tjetrin. Njëbrirëshit njohin vlerat e diversitetit, të ekspertizës dhe të mënyrave të komunikimit.

Njëbrirëshit gjithashtu mund të flasin në mënyrë karizmatike. Të qenët në gjendje për të përcjellë një mesazh kuptimplotë për punën e ekipit tuaj mund të jetë një aspekt themelor për projektin tuaj. Por, ata nuk duhet t’i bëjnë shumë presion ekipit për të pasur sukses në çdo hap.

Porcini thotë se ka shumë rëndësi që jo çdo gjë të merret seriozisht, duhet edhe të argëtoheni gjithashtu. Kjo mund ta bëjë ekipin tuaj më produktiv dhe do t’i inkurajojë të gjithë që të investohen plotësisht në një projekt.

  1. Aftësitë e veçanta

Aftësitë e veçanta janë tiparet që i ndihmojnë njëbrirëshit për të përdorur aftësitë e tyre deri në potencialin më të lartë. Për të zgjidhur në mënyrë vizionare problemet, duhet të zhvilloni një ndjenjë të thellë të kuriozitetit.

Ndjenja e shëndetshme e përulësisë dhe e këndvështrimi optimist mund t’ju bëjnë më të qëndrueshëm ndaj dështimeve në eksperimente. Njëbrirëshit ndihen më komodë me mungesën e komoditetit, pasi e dinë se kjo është pjesë e procesit të inovacionit. / INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0