“Udhëtimi në Mars është shumë i shtrenjtë”, Bill Gates preferon të blejë vaksina - Business Magazine Albania

“Udhëtimi në Mars është shumë i shtrenjtë”, Bill Gates preferon të blejë vaksina

Bilioneri Bill Gates ka thënë se do të preferonte më tepër të paguante për vaksina se të shkonte në Mars, për të cilën ai mendon se nuk është një mënyrë e mirë e përdorimit të parave.

“Udhëtimi në Mars është shumë i shtrenjtë. Mund të blesh vaksina kundër fruthit duke paguar 1.000 dollarë për një jetë të shpëtuar. Kjo më shtyn që mos të shkoj në Mars”, ka thënë ai për BBC.

Sipërmarrësi ka komentuar edhe Elon Musk dhe Jeff Bezos. Ai është shprehur që Musk doqë të kolonizojë Marsin, ndërkohë  që edhe Bezzos i është bashkuar garës për hapësirën.

SpaceX, kompania e raketave e themeluar nga Musk në vitin 2002 ka si synim dërgimin e ekuipazheve në Mars deri sa të kolonizojë planetin e kuq.  Nga ana tjetër, Jeff Bezos, themeluesi i Amazon i cili kryeson edhe kompaninë “Blue Origin”, realizoi një udhëtim të shkurtër në hapësirë në vitin 2021.
lexo: Pesë pyetje që përmirësojnë aftësitë tuaja komunikuese

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Gates, beson se inteligjenca artificiale do e transformojë njerëzimin “në mënyrë dramatike”.

“Kjo do të na ndihmojë të shqyrtojmë çështjet mjekësore dhe shkencore. Nuk janë vetëm robotët, shkrimi dhe leximi gjithashtu ndihmojnë, e madje ka pasur më shumë progres në këtë anë se në anën robotike. Të dyja bashkë na ofrojnë produktivitet më të lartë”, tha Gates.
lexo: 

Gates i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si njeriu më i pasur në botë ka dhënë me dhjetëra miliarda paund për kauza filantropike, shpesh të synuara për shëndetin global veçanërisht fëmijët.

I pyetur nëse është kursimtar në jetën personale, Gates është përgjigjur:

“Unë nuk kam një dollap gjigand, nuk vesh bizhuteri. Kur jam duke hapur një dhuratë nuk e mbaj mbështjellësen që ta përdor përsëri. Gjyshja ime nuk ka hedhur kurrë një letër në jetën e saj, kështu që  sipas standarteve të saj unë jam i çmendur”.

Gates u divorcua nga gruaja e tij Melinda në maj të vitit 2021 dhe kur u pyet nëse do dëshironte ta gjente përsëri dashurinë ai është shprehur:

Po sigurisht, unë nuk jam robot”.bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0