ElonJet, llogaria që gjurmon lëvizjet e aeroplanit privat të Elon Musk, është pezulluar nga Twitteri.
Musk në nëntor deklaroi se llogaria ishte një “rrezik i drejtpërdrejtë i sigurisë personale”, por se ai nuk do ta ndalonte atë si pjesë e “angazhimit të tij për lirinë e fjalës”.Mbetet e paqartë se çfarë ka ndryshuar në muajin që nga ai postim në Twitter. Postimet nga @ElonJet publikohen gjithashtu në Instagram dhe Facebook dhe asnjëra nuk tregon llogarinë duke bërë diçka të pazakontë në ditët e fundit.
Postimet e fundit të llogarisë ishin dje, duke treguar se avioni i Musk zbarkoi në Los Angeles pas një fluturimi 48-minutësh. Ndalimi vjen më pak se një javë pasi krijuesi i llogarisë Jack Sweeney pretendoi se gjurmuesi i aeroplanëve po kufizohej në heshtje nga Twitteri.Bing
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto