Njerëzit nuk largohen nga puna, por nga mjedisi toksik - Business Magazine Albania

Njerëzit nuk largohen nga puna, por nga mjedisi toksik

Mjedisi ynë i punës, në të cilin ndodhemi më shumë se tetë orë në ditë, ndonjëherë mund të cilësohet edhe si “toksik”. Shumica nëse jo të gjithë, nga ne përjetojnë ditë apo edhe periudha kur rruga për në zyrë duket si një garë rrugore. Ndonjëherë fajin e ka klima e keqe në përgjithësi, herë të tjera fajin e ka kolegu. Ai që ne ndjejmë se po na prish ditën dhe po “thith” energjinë e vetes ose të gjithë ekipit. Por, cila është karakteristika që e bën një punonjës “toksik”?
Sipas Shkollës së Biznesit të Harvardit, një sondazh me 50,000 punonjës doli në përfundimin se negativiteti i punonjësve është burimi i së keqes në vendin e punës.

Termi “negativitet” përfshin shumë karakteristika si ankimet, fjalorin e keq, tensionet, thashethemet, dukuritë dhe përgjithësisht prirjen për të perceptuar negativisht gjithçka që ndodh rreth nesh. Njerëzit që punojnë në këtë mënyrë dhe ndonjëherë përshkruhen si “burim energjie negative” zakonisht janë jashtëzakonisht të mirë në punën e tyre, pasi këta elementë nuk janë në asnjë mënyrë të ndërlidhura. Ankimi dhe negativiteti për disa njerëz është një mënyrë jetese dhe për fat të keq përveç vetes ata priren të ndikojnë edhe në mjedisin e tyre profesional. Ju ka ardhur në mendje “kolegu i keq” apo keni kuptuar që keni gjetur një pjesë të vetes pak më lart?
Por me poshtë gjeni disa këshilla:

1. Mos u zhytni në negativitetin e kolegut tuaj

Imagjinoni të bëheni pjesë e një kompanie të re dhe të keni kolegë njerëz që janë negativë ndaj gjithçkaje. Nuk është motivuese, apo jo?  Fatkeqësisht të kesh një bashkëpunëtor negativ do të ndikojë keq në të gjithë ekipin. Prandaj, mos lejoni që negativiteti i tyre t’ju peshojë.

2. Bëhuni pohues me idetë tuaja

Ju mund të hasni kolegë të cilët përpiqen të vënë në pikëpyetje vendimet ose idetë tuaja para kolegëve të tjerë vetëm për argëtim ose për t’ju bërë të dukeni i paaftë. Në këto raste, merrni rrugën më të lehtë dhe pyetini ata për mendimet e tyre dhe për mendimet e të tjerëve. Gjithashtu, shpjegoni këndvështrimin tuaj në një  mënyrë pohuese. Kjo do t’ju bëjë të dukeni më shumë si një lider dhe një profesionist bashkëpunues

3-Vendosni kufijtë, mos bëni thashetheme
Ju me siguri keni hasur në thashetheme në vendin tuaj të punës. Një studim zbuloi sesi thashethemet në punë sjellin mosbesim mes punonjësve. Për të shmangur këtë situatë, mos u përfshini në këto biseda toksike.

4-Qëndroni pozitiv kur vjen fjala te puna juaj

Përqendrohuni në krijimin e besimit tuaj dhe njohjes së pikave të dobëta dhe të forta. Kuptoni sesi të angazhoheni më mirë me njerëzit; ky është çelësi i suksesit dhe mund të krijojë një rrjet të fortë. Gjithashtu, mos harroni se jo të gjithë njerëzit janë toksikë. Përqendrohuni në të qenit pozitiv dhe përpiquni të rriteni nga ana profesionale. Dhe më e rëndësishmja, jini njerëz të mirë.

5-Mos u përpiqni të arrini pritshmëritë e tyre joreale

Nëse dikush po përpiqet t’ju bëjë presion për të performuar në të njëjtin nivel e ta, së pari bëni një hap pas dhe vlerësoni kohën, burimet dhe njerëzit që mund t’ju ndihmojnë. Nëse e kuptoni që presioni ka një qëllim toksik, përmbahuni nga ankthi dhe punoni me ritmin tuaj, gjithmonë duke synuar rezultate etike dhe të mira.

 cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0