Lëshohet me sukses anija kozmike Tianzhou-5 për furnizimet e Stacionit hapësinor - Business Magazine Albania

Lëshohet me sukses anija kozmike Tianzhou-5 për furnizimet e Stacionit hapësinor

Kina lëshoi me sukses anijen kozmike Tianzhou-5 për të furnizuar Stacionin Hapësinor ,ndërtimi i të cilit pritet të përfundojë këtë vit.

Raketa “Marshimi i madh-7 Y6”, që mbante Tianzhou-5, u lëshua më 10:03, sipas orës së Pekinit, nga vendi i lëshimit të anijeve kozmike i Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore.

Lexo: Australi, “Sulm Kibernatik” i përmasave të mëdha. Shkelen të dhënat e 9.7 milionë njerëzve

Anija kozmike Tianzhou-5 është e ngarkuar me furnizime për gjashtë muaj për ekuipazhin prej tre astronautësh, me lëndë shtytëse, pajisje eksperimentesh si dhe një satelit të edukimit shkencor, qeliza karburanti me bazë hidrogjeni dhe oksigjeni dhe një pajisje për zbulimin e grimcave me energji të lartë.
Lëshimi i Tianzhou-5 është misioni i 200-të për Qendrën e Lëshimit Satelitor Xichang këtë vit, si dhe i fundit për vendin e lëshimit të Wenchang-ut gjatë 2022-it.

Anija kozmike Tianzhou-5 u takua dhe u lidh me Stacionin Hapësinor vetëm rreth dy orë pas lëshimit të së shtunës, duke shënuar kohën më të shpejtë që është kryer ndonjeherë për një operacion të tillë.

Anija kozmike kreu një lidhje të shpejtë të automatizuar në portën e pasme të modulit bazë të Stacionit Hapësinor në orën 12:10, sipas Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore me Astronautë të Kinës.
Kjo është hera e parë që një anije kozmike mallrash lidhet me Stacionin Hapësinor të Kinës ndërsa astronautët janë brenda në bord.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0