Shkruar nga Marsilda Bialczak
Përdoruesit e rrjeteve sociale janë rritur me më shumë se 13% që nga viti i kaluar , të dhënat e fundit tregojnë një rritje prej më shumë se gjysmë miliardë përdorues në vetëm 12 muaj.
Blerja dhe mbajtja e klientëve janë tema të mëdha në mediat sociale. Shumica e bizneseve, nga ana tjetër, nuk mund të përcaktojnë se çfarë do dhe nuk do të funksionojë për ta në platformën e tyre sociale të zgjedhur.
Gjetja dhe mbajtja e klientëve është tema më e rëndësishme në rrjetet sociale . Shumica e bizneseve, nga ana tjetër, e kanë të vështirë ta percaktojnë se çfarë mund te funksionojë apo jo për ta ne rrjetet e tyre sociale.
Ashtu si çdo biznes tjeter, fillimi i një agjensie marketingu në rrjetet sociale , kërkon nje planifikim të kujdesshëm. Nëse dëshironi te filloni nje biznes, është e rëndësishme që të zgjidhni dicka në te cilën e ndjeni se mund të jepni maksimumin dhe të gjeni veten .
Në bazë te eksperiences sime +7 vjeçare ne shitje, ne tregun evropian dhe në SHBA thotë Marsilda Bialczak, Keshilluese Biznesi dhe Marketingu
si dhe 8+ vite në Digital Marketing , kam konsistuar që këto janë 3 prej platformave te rrjeteve sociale me efektive jo vetëm për të rritur prezencen dhe komunitetin në to por edhe për te marrë klientë.
Më poshtë . kemi listuar 3 prej menyrave të cilat kemi provuar dhe testuar që do t’ju ndihmojnë të gjeni klientë me ane te rrjeteve sociale për biznesin tuaj.
Ne të gjithë e dimë tashmë rëndësinë e rrjeteve sociale në rritjen e nje biznesi sidomos kur bëhet fjalë për një biznes të ri, por pyetja është nga do t’ia filloni? Facebook, Twitter, Instagram, LinkedIn, YouTube, Pinterest apo TikTok?
Pasi analizova se çfarë mund të më ofronte secili nga rrjetet sociale, vendosa të përdorja Linkedln si zgjedhjen time të parë. Duke qënë se audienca ime e synuar ishtë pikerisht atje, dhe mund ti gjeja lehtësisht duke i filtruar sipas titullit, kompanisë, vendndodhjes si dhe shumë më shumë.
Fatkeqësisht, në platformat e tjera sociale nuk është kaq e lehtë gjetja e audiencës së synuar.
Me mbi 350+ milion anëtarë, Linkedln është një platformë e mediave sociale që i lejon përdoruesit të ndërtojnë një rrjet të fuqishëm dhe profesional. Mund ta krahasojmë me një event biznesi që i lejon përdoruesit e tij të lidhen dhe të ndërtojnë mardhënie në një mjedis profesional.
Linkedln ka qenë burimi im fillestar për të gjetur klientë, nga ku mora 2 prej klientëvë të mi të parë kur hapa biznesin tim.
Ajo çfarë iu nevojitet është një profil i optimizuar dhe profesional, një plan ditor të gjenerimit të klientëve, dhe të shpenzoni rreth 15 minuta në ditë ose me shume ( kjo normalisht varet nga qëllimet që ju keni), për të pasur mundësi të gjeni klientë.
Kërkimi i klientëvë ne Linkedln kërkon që ju të keni të qartë se cili është tregu juaj i synuar, kështu që fillimisht mendoni se çfarë titujsh do të përdorte audienca juaj e targetuar për të përshkruar veten. Për shembull, agjent i pasurive të paluajtshme, inxhinier, themelues, etj. Më pas, përpiquni të krijoni relata me ta, duke i dërguar mesazhe të personalizuara. Ka shumë rëndësi që mesazhi që do të dërgoni të ofroj diçka me vlerë për atë person.
Zakonisht mesazhet që unë dërgoj kanë këtë format:
“Përshëndetje, (Emri),
Më pëlqen që të njihem me sipërmarrësit vendas dhe pse jo të mësojmë nga njeri tjetri. Më pëlqen ti mbështes ata në çfarëdo mënyre , qoftë me anë të nje konsulte falas për shitje ,marketingun digital ose duke ndarë postimet tuaja në platformat e mia sociale.
Çfarë ju shtyu të filloni kompaninë tuaj?”
Nëse kjo behet sic duhet, kjo tregon se ju i kuptoni vështiresitë e tyre dhe mund të keni fituar një klient potencial!!
Grupet në Facebook
Mjafton të bëni një kërkim të shkurtër ne Facebook dhe do të kuptoni se sa shumë grupe gjenden aty, me komunitetet nga me te ndryshmet. Është e rëndësishme që të përqendroheni në antarësimin në grupe që do të kenë ndikim në biznesin tuaj. Për të kërkuar grupe përkatëse, duhet të përdoni fushën “Kërko ose Search” që ndodhet sipër në të majtë te Facebook. Ju mund të kërkoni sipas temës (p.sh.: agjent i pasurive të patundshme), vendndodhjen tuaj, apo edhe të shkruani diçka të tillë si “njerëz që pëlqejnë (tregu juaj i synuar).”
Grupet në Facebook janë një vend i mrekullueshëm për të njohur njerëz të rinjë, për të bërë pyetje, për të dhënë dhe për të marrë këshilla dhe për të ofruar ekspertizen tuaj. Ju keni mundesinë të antarësoheni në 10–20 (ose më shumë) grupe në Facebook, do të ishte pak e vështirë të jesh vazhdimisht aktiv në kaq shumë grupe. Megjithatë, është ende e dobishme për ju që t’i mbani në vëzhgim këto grupe, nuk i dihet kurrë mbase klienti juaj ideal mund të gjendet atje.
Ju gjithashtu mund të përpiqeni të krijoni grupin dhe komunitetin tuaj në Facebook, nga ku jo vetëm që mund të promovoni lirisht veten dhe produktin apo shërbimin tuaj, të gjeni ndihmen që mund t’iu nevojitet për një problem të caktuar por mund ta përdorni atë për të gjetur klient potencial. Kjo gjë mund t’iu ndihmoje ju që te promovoni veten tuaj dhe të fitoni besimin e njerezve, dhe pse jo ata mund t’iu ndihmojnë të rriteni duke përhapur fjalë për ju dhe grupin tuaj si dhe te ftojnë njerëz të bëhen pjesë e grupit tuaj.
Sigurohuni që ta ndani grupin tuaj kudo dhe ftoni audiencën e duhur të jetë pjesë e tij.
Nëse audienca që keni në grup nuk është e interesuar me përmbajtjen që postoni, angazhimi i grupit do të fillojë të bjerë dhe anetaret do te fillojne të shohin gjithnje e me pak postimete tuaja.
Krijimi i lidhjeve te reja dhe mesazhet direkte
Përpara internetit, ofrimi i produkteve dhe shërbimeve tuaja tek klientët ishte shumë i limituar. Gjithcka çfarë ju mund te benit ishte te vendosje nje reklame para biznesit dhe të prisnit që klientet të shfaqeshin vetë.
Duhet të shtojmë se, pavarsisht se mediat sociale kanë mundësuar rrugë të reja për t’u lidhur me njerëz të rinj, ju duhet të beni ende shumë përpjekje për të marrë kliente të rinj, duke krijuar gjithmone lidhje të reja, planifikime telefonatash/takime, dërgimin e mesazheve audiencës suaj të synuar që të arrini të ndërtoni nje mardhëdhenie me ta dhe me pas të krijoni shitje nga keto relata..
Qëllimi i krijimit te njohjeve të reja nuk është thjesht sa për të bërë një shitje. Po është të arrini të bëni një relate te ngushte ku personi do krijoje nje besim tek ne. Normalisht nuk presim që të fitojmë besimin e dikujt që me takimin e parë ose me një telefonatë të shkurtër. Qellimi juaj kryesor duhet të jetë që të nxisni kureshtjen dhe interesin e tyre mjaftueshëm për të rënë dakort për një takim.
Shanset tuaja për sukses rriten në mënyrë te ndjeshme nëse arrini të krijoni një mesazh të personalizuar dhe të drejtpërdrejtë.
Ajo çfarë do të sugjeronim është që të bëni disa kërkime se cila është koha më e mirë për të telefonuar klientin tuaj. Për shembull, nëse synimi juaj janë sipërmarrësit, koha më e përshtatshme për të dërguar mesazhe mund të jetë në mëngjes përpara se dita e tyre të fillojë të mbushet me takime dhe telefonata ,ose pushimi i drekes.
Në fund të fundit, suksesi juaj varet nga përkushtimi juaj çdo ditë. Me shtimin e vazhdueshëm të lidhjeve të synuara në rrjetin tuaj dhe ndërtimin e reputacionit tuaj si një autoritet në industrinë tuaj, ju do të filloni të tërhiqni një rrjedhë të qëndrueshme të klientëve tuaj idealë përmes përpjekjeve tuaja proaktive.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.