Bashkëthemeluesi i Twitter, merr përgjegjësinë për largimet e shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Twitter, merr përgjegjësinë për largimet e shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk

Jack Dorsey, bashkëthemeluesi dhe ish drejtori ekzekutiv i Twitter, është përgjigjur ndaj largimeve të shumta nga puna që po bëhen nga Elon Musk duke thënë se vetë ai e merr “përgjegjësinë për arsyen pse të gjithë janë në këtë situatë” dhe tha se ishte ai që e rriti kompaninë “shumë më shpejt se që duhej”.

Të premten, Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter, duke prekur punonjësit nga të gjitha departamentet.

“Njerëzit në Twitter në të kaluarën dhe të tashmen janë të fortë dhe të durueshëm. Ata gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për t’ia dalë, pavarësisht se sa i vështirë është momenti”
Lexo: Si teknologjia mund të na e vështirësojë punën?

Ndërsa ai shton: “E kuptoj që shumë njerëz janë të zemëruar me mua. Unë mbaj përgjegjësinë përse të gjithë ata janë në këtë situatë: e rrita kompaninë shumë më shpejt se duhej. Kërkoj falje për këtë.”

Dorsey shërbeu si drejtor ekzekutiv i Twitter në dy periudha të ndryshme. Pasi u hoq nga roli në vitin 2007, ai u kthye si drejtor ekzekutiv i Twitter në vitin 2015 përpara se të largohej përfundimisht në nëntor të vitit të kaluar.

Ai e ngarkoi me këtë detyrë ish-shefin e teknologjisë të Twitter, Parag Agrawal, që të merrte vendin e tij dhe nxitoi që ta miratonte marrjen e platformës nga Musk.

“Elon është zgjidhja e vetme unike që unë besoj”, shkroi Dorsey në profilin e tij në Twitter në prill. Duke shtuar: “Unë i besoj misionit të tij për të zgjeruar dritën e ndërgjegjes”. theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0