Musk synon ta bëjë verifikimin e llogarisë në Twitter me pagesë - Business Magazine Albania

Musk synon ta bëjë verifikimin e llogarisë në Twitter me pagesë

Musk synon ta bëjë verifikimin e llogarisë në Twitter me pagesë

Elon Musk, që tashmë zyrtarisht ka në pronësi Twitterin, thuhet se po planifikon të vendosë tarifë mujore për përdoruesit që duan të kenë llogari të verifikuar.Përdoruesit do të tarifohen me 20 dollarë në muaj, ndërsa ato që aktualisht posedojnë verifikim, kanë afat 90 ditë për t’u abonuar, në të kundërtën do të humbasin statusin.

Ndërkohë iu ka dhënë kohë deri më 7 nëntor inxhinierëve të kompanisë që ta zbatojnë këtë ndryshim, ose do e humbin vendin e punës. Platforma “Twitter Blue” aktualisht kushton 4.99 dollarë në muaj dhe i lejon përdoruesit t’i modifikojnë ‘cicërimat’ e tyre, të kenë qasje në veçoritë e rrjetit social dhe shumë të tjera.

Verifikimi i llogarisë së Twitterit ka për qëllim t’u bëjë me dije përdoruesve se një llogari me interes publik është autentike. Për ta marrë ikonën e kaltër, llogaria duhet të jetë publike, aktive dhe autentike. Deri më tani nuk ka pasur tarifë për verifikim.bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0