Jorida Tabaku: “Buxheti 2023 nuk mbështet shtresat në nevojë dhe nuk adreson krizën” - Business Magazine Albania

Jorida Tabaku: “Buxheti 2023 nuk mbështet shtresat në nevojë dhe nuk adreson krizën”

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku, deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2023, i prezantuar nga qeveria në Kuvend, nuk i përgjigjet nevojave të krizës.

Në një postim në Facebook, Tabaku tha se rritja e parashikuar e taksave, që kryesisht do të rëndojnë mbi shtresën e mesme, e rëndon më shumë situatën në vend.

“Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten, është vetëm një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite”, ka shtuar Tabaku.

Lexo edhe; Prezantohet projektbuxheti 2023

“Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet menaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve”, tha Tabaku.

“Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla, sipas saj, do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 milionë euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesionistët dhe biznesi!”, shtoi Tabaku.

“Vendosja e taksave sidomos te shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 milionë eurosh, por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize”, tha Tabaku.

“Familje shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum. Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm, ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre”, sqaroi Tabaku.

“Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm, do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive, ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë”, tha Tabaku.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0