SHBA i kthen Indisë veprat e vjedhura të artit me vlerë mbi 4 milionë dollarë - Business Magazine Albania

SHBA i kthen Indisë veprat e vjedhura të artit me vlerë mbi 4 milionë dollarë

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit ka bërë me dije se SHBA i ka kthyer 307  thesare te grabitura në Indi si pjesë e një hetimi 15-vjeçar në rrjetet ndërkombëtare të trafikimit. Më shumë se tre të katërtat e artikujve të riatdhesuar, të cilat kanë një vlerë të përllogaritur prej mbi 4 milionë dollarësh, janë të lidhura me tregtarin e artit në Nju Jork, Subhash Kapoor, i cili aktualisht është në gjyq për shkelje të kontrabandës në Indi.

Sipas prokurorëve amerikanë, Kapoor dhe bashkëpunëtorët e tij trafikuan mijëra objekte të grabitura nga tempujt, rrënojat dhe vendet arkeologjike. Më pas, “unaza” e grabitjes falsifikoi dokumentet e vërtetimit dhe i shiti antikitetet përmes galerisë së tregtarit në Nju Jork, Art of the Past.

Në vitin 2011, tregtari indian amerikan u arrestua në Gjermani dhe u dërgua për t’u përballur me akuza në Indi. Një vit më pas, Shtetet e Bashkuara i dhanë atij një urdhër arresti për akuza që përfshijnë vjedhje të madhe, komplot, skemë për mashtrim dhe posedim kriminal të pronës së vjedhur.

Në një hetim të quajtur “Operacioni Hidden Idol”, autoritetet amerikane sekuestruan më shumë se 2,500 artefakte me vlerë rreth 143 milionë dollarë me lidhje me Kapoor. Ai u padit në vitin 2019 dhe zyrtarët që atëherë kanë aplikuar për ekstradimin e tij pas përfundimit të gjyqit. Nga 307 objekte të dorëzuara në ceremoninë e së hënës, e cila u mbajt në Konsullatën Indiane në Nju Jork, rreth 235 u sekuestruan si pjesë e hetimeve ndaj Kapoor. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0