Bie sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Bie sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

Bie sërish çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare rikthehet në kuotat e para luftës në Ukrainë. Bursat e Teksasit dhe të Londrës u hapën këtë të Hënë me çmime prej rreth 86 dhe 92 dollarësh për fuçi, sa ç’kanë qenë në Janar. Bëhet fjalë për kontratat e shitjes për Nëntorin.
Ndikim pati në veçanti angazhimi i presidentit kinez Shi Xhinping për të vazhduar me politikën “zero COVID” që izolon çdo rast të dyshuar për infektime me koronavirus, ashtu siç veprohej në fillim të pandemisë. Një politikë e tillë sinjalizon kërkesë të ulët për naftë nga një prej industrive më të mëdha të botës, ndikues kryesor në luhatjen e çmimeve.

Analistët thonë se rikthimi i çmimit në periudhën e para-luftës në Ukrainë tregon po ashtu se tregjet e kanë kapërcyer tashmë panikun që shkaktoi vendimi i OPEC-ut të dy javëve më parë për reduktimin e prodhimit me 2 milion fuçi në ditë. Përkundër kërkesës së Uashingtonit, Arabia Saudite si prodhuesi më i madh vendosi të heqë nga tregu një sasi të konsiderueshme ditore, duke argumentuar se ka për qëllim të mbajë çmimin në nivele të arsyeshme si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0