Departamenti amerikan i Drejtësisë sanksionoi dhjetë individëve dhe dy entitete të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, të akuzuar për kryerjen e akteve keqdashëse kibernetike, përfshirë kërcënime për publikim të dhënash në këmbim të parave, të njohura si sulme “ransomware”.
Mes tyre janë tre individë që thuhet të kenë shënjestruar Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe shtete tjera. Behet fjale per Mansour Ahmadi, Ahmad Khatibi Aghda dhe Amir Hossein Nikaeen Ravari. 10 milionë dollarë shpërblim për informacione rreth tyre ka ofruar Departamenti amerikan i Thesarit, lëvizja e të cilit vjen vetëm pak ditë pasi qeveria shqiptare vendosi nderprerjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve, qe e akuzoi drejtpërdrejt për sulmet paralizuese kibernetike në vendin tonë.
Tre eksponentët e shënjestruar nga SHBA thuhet të kenë ndërmarrë një mori sulmesh kibernetike nga tetori i vitit 2020 e deri në shtator të këtij viti, përmes të cilave kanë pasur për qëllim sigurimin e të dhënave personale e kanë kërkuar para për kthimin e tyre. Në disa raste viktimat, thonë autoritetet amerikane, i kanë bërë pagesat. Në mesin e të prekurve janë edhe qeveri lokale, një institucion për strehim të personave që përballen me dhunë, një spital fëmijësh, disa kompani të kontabilitetit dhe kompani për prodhim të energjisë. / Politico
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.