Nëse doni të bëheni të pasur mos punoni për para - Business Magazine Albania

Nëse doni të bëheni të pasur mos punoni për para

Të gjithë ëndërrojnë një rrogë të mirë dhe shumica e njerëzve punojnë shumë orë në javë për të fituar një rrogë. Thuajse të gjithë i çojnë paratë e tyre në dy drejtime: në blerjen e gjërave që mendojnë se do t’i bëjnë të lumtur (por kjo është jetëshkurtër) dhe në kursim në pjesën e mbetur, në një mënyrë konservatore. Kjo rrugë siguron një shkallë stabiliteti, por është rruga e sigurt që nuk ju bën kurrë të pasur.

Libri ‘Rich Dad, Poor Dad’ i autorit Robert Kiyosaki thekson se të pasurit nuk punojnë për para; ata bëjnë paratë të punojnë për ta. Përmes investimit dhe taktikave të tjera, të pasurit janë të pasur sepse gjenerojnë fluks parash nga burime të tjera, përveç një pune ditore. Ai thekson se të pasurit punojnë shumë të mësojnë si funksionon paraja, dhe kjo u jep mundësi atyrë që rrjedhen e parave të kanalizojnë në xhepin e tyre.


Më tej, libri tregon se të pasurit nuk pasurohen thjesht duke marrë paga më të larta (megjithëse kjo është një ndihmë e madhe). Ata pasurohen duke zotëruar gjëra. Askush në listën e miliarderëve të Forbes nuk ka arritur atje thjesht me një rrogë. Me pak fjalë: të pasurit nuk punojnë për para. Ky është një nga mësimet kryesore të babait të pasur për arritjen e pavarësisë financiare.

Lexoni më tepër: “Baba i pasur, baba i varfër” – Çfarë na mëson libri që u mbijetoi dekadave?

Të njëjtin mendim ndan edhe investitori i teknologjisë Sam Altman, i cili thotë, -“Ti bëhesh me të vërtetë i pasur, duke zotëruar gjëra që rriten me shpejtësi në vlerë. Kjo mund të jetë një pjesë e një biznesi, pasuri të paluajtshme, burime natyrore, pronë intelektuale ose gjëra të tjera të ngjashme. Por, në një mënyrë apo tjetër, ju duhet të zotëroni kapital në diçka, në vend që thjesht të shisni kohën tuaj. Koha përshkallëzohet vetëm në mënyrë lineare”.
Kur punoni për një punëdhënës, ju paguheni vetëm një pjesë të vlerës që puna juaj gjeneron për punëdhënësin (përndryshe biznesi do të falimentonte). Për shembull: paga juaj është 50 mijë dollarë në vit. Puna juaj mund t’i lejojë punëdhënësit tuaj të fitojë 100 mijë dollarë në shitje atë vit, duke sjellë një fitim të pastër pas zbritjes së pagës suaj.

Pra, nëse të pasurit nuk punojnë për para, si i marrin paratë? Me investime dhe asete. Për të fituar para të mjaftueshme për të mos punuar, do t’ju nevojiten asete. Dhe R. Kiyosaki quan aset çdo gjë që sjell të ardhura në xhepin tuaj.

shortform

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0