“Baba i pasur, baba i varfër” - Çfarë na mëson libri që u mbijetoi dekadave? - Business Magazine Albania

“Baba i pasur, baba i varfër” – Çfarë na mëson libri që u mbijetoi dekadave?

Baba i pasur, baba i varfër

“Baba i pasur, baba i varfër” (Rich Dad Poor Dad – 1997) është një ndër librat më të shitur në kategorinë e financave personale. Edhe pse i botuar në vitin 1997, ai i ka rezistuar kohërave me mbi 4 milionë kopje të shitura deri në vitin 2021. Një pjesë e madhe e personave, të cilët kanë arritur ta lexojnë librin tregojnë për një ndryshim të mendësisë dhe fillimin e rrugëtimit të tyre në botën e biznesit menjëherë pas mësimeve të këtij libri. 

Por, çfarë na mëson Robert Kiyosaki, autor i këtij bestseller-i ndërkombëtar?

“Baba i pasur, baba i varfër” foksusohet në disa mësime bazë, të cilat shpalosen në mënyrë koherente përgjatë librit siç janë: 

  • Të pasurit nuk punojnë për para
  • Përse duhet të mësoni për financat
  • Si të shihni punën tuaj
  • Historia e taksave dhe fuqia e korporatave
  • Të pasurit investojnë
  • Puno për të mësuar, jo për pará
  • Tejkalo pengesat

Termat “i pasur” dhe “i varfër” përdoren për të bërë dallimin midis mendësisë që të duhet për të bërë dhe mbajtur pará dhe asaj që të duhet për të qenë një punonjës. Njësoj siç përshkruhet dhe nga Kiyosaki, duke iu referuar dy baballarëve të tij me mendësi krejt të ndryshme. Që në hyrje të librit përballemi me këtë dyjëzim dhe kundërshti të dy mendësive, të cilat ngrenë pikëpyetje te lexuesi, ashtu si edhe te autori i librit në fëmijërinë e tij.

Të jesh i edukuar apo të jesh i vetë-edukuar?! Të punosh për dikë tjetër apo të punosh për veten?! A është dashuria për paranë e keqja më e madhe apo është  mungesa e parasë? 

Mësimi i parë që do t’ju ofrojë “Baba i pasur, baba i varfër” është i përshkruar në këto rreshta:

“Të mësosh se si t’i bësh paratë të punojnë për ty zgjat gjithë jetën. Shumica e njerëzve nuk e mësojnë kurrë. Ata shkojnë në punë, marrin pagën, paguajnë borxhet dhe aty mbaron. Më pas pyesin veten përse nuk kanë pará. Mendojnë se më shumë pará do mund t’i zgjidhnin gjithë problemet, por problemi i tyre i vetëm është mungesa e edukimit financiar.”

Përgjatë gjithë librit Robert Kiyosaki na tregon se është thelbësore të mësosh gjithë jetën. Ky është një vendim që merret çdo ditë dhe na vendos para konfirmimit:  “Sa më shumë mësoj, aq më shumë ndihem i paditur.” 

Për të lexuar artikullin e plotë me eventet e tre muajve të fundit abonohuni në Business Magazine ose porosisni Business Magazine 29 këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0