From zero to hero! Dy sipërmarrësit e suksesshëm në Tiranë me 9 Shtator - Business Magazine Albania

From zero to hero! Dy sipërmarrësit e suksesshëm në Tiranë me 9 Shtator

From zero to hero

Çfarë nevojitet për të ndërtuar një biznes të suksesshëm, për t’u bërë MILIARDER duke e nisur nga ZERO? Çfarë do të thotë të kesh një mentalitet miliarda dollarësh, të kapërcesh frikën e refuzimit dhe të bësh investime të zgjuara që do t’ju mundësojnë të ndërtoni biznesit që gjithmonë keni ëndërruar?

Për herë të parë në Shqipëri do të keni mundësinë të takoheni personalisht; dëgjoni historinë; këshillat apo idetë e dy prej sipërmarrësve më të pazakontë në historinë e biznesit të viteve të fundit. Historia e tyre duket si e marrë nga një skenar filmi hollivudian; idetë e tyre të inovacionit mund të dukeshin futuriste për kohën, por emërusi i përbashkët për to është Suksesi.

Këto janë historitë e:

John Paul DeJoria, një miliarder amerikan, themelues i “John Paul Michel”, “Patron Tequila” dhe shumë bizneseve inovative. Pasuria e tij aktuale është më shumë se 4 miliardë dollarë. Idetë e tij vlejnë edhe më shumë!

Jonathan Kendrick, Bashkëthemelues dhe Kryetar i Grupit të Kompanive ROKiT, me fokus të veçantë në idetë dhe bizneset inovative!

Dy biznesmenmët inovatorë me idetë e tyre brilante vizitojnë Tiranë për herë të parë. Kjo është një nga rastet e rralla ku dy sipërmarrës me famë botërore janë të gatshëm të ndajnë eksperienca e tyre me të rinj dhe biznesmenë shqiptarë.

Më datë 9 Shtator, ora 17:30 ata do të jenë në Sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse për të ndarë me të pranishmit historitë dhe idetë e tyre. John Paul DeJoria dhe Jonathan Kendrick vijnë në kryeqytet në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

Lexo: Këto janë 4 “hile” neuromarketingu që do ju sjellin më shumë shitje

Të gjithë personat e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në këtë event të jashtëzakonshëm, pa pagesë, ku kanë mundësinë reale të takohen dhe të diskutojnë me dy sipërmarrës të nivelit botëror!

Eventi është bashkëorganizuar nga ROKiT Albania, Aksent Business Consulting, Innovation Nest dhe EU4Innovation.

Pjesëmarrja në këtë event është vetëm me ftesë. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë, dërgoni një email në adresën

info@aksent.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0