Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka nënshkruar një ligj që jep 280 miliardë dollarë për prodhimin e teknologjisë dhe kërkimet shkencore mes frikës se vendi po humbet avantazhin e tij teknologjik ndaj Kinës.
Sipas mediave të huaja, investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterikë në SHBA.
Grupet e biznesit kanë kërkuar prej kohësh më shumë mbështetje nga qeveria, duke përmendur nevojën për të reduktuar varësinë nga Kina.
Ndërkohë një mungesë globale e çipave rriti urgjencën e thirrjeve të tyre.
Demokrati Chuck Schumer tha se, projektligji ishte një “ndryshues i lojës” që do të siguronte udhëheqjen dhe prosperitetin amerikan në shekullin e ardhshëm.
Lexo: Rreziqet e mundshme që vijnë me inteligjencën artificiale
Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të çipave, të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në vitin 1990.
Bashkimi Europian këtë pranverë tha se, do të angazhonte më shumë se 40 miliardë euro për të rritur prodhimin e çipave kompjuterikë, ndërsa Kina gjithashtu ka rritur investimet e saj në shkencë dhe teknologji.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto