Inxhinieri “hodhi 180 milionë euro në bitcoin” shpreson që Inteligjenca Artificiale do ta ndihmojë t’i gjejë ato! - Business Magazine Albania

Inxhinieri “hodhi 180 milionë euro në bitcoin” shpreson që Inteligjenca Artificiale do ta ndihmojë t’i gjejë ato!

Inxhinieri “hodhi 180 milionë euro në bitcoin” shpreson që Inteligjenca Artificiale dhe qentë robotë do ta ndihmojnë t’i gjejë ato!

Një inxhinier kompjuteri, i cili aksidentalisht hodhi një hard-disk që përmbante bitcoin me vlerë rreth 180 milionë euro, planifikon të përdorë inteligjencën artificiale për t’i kërkuar. Sipas mediave të huaja, James Howells hodhi pajisjen nga një laptop i vjetër që përmbante 8,000 bitcoin në vitin 2013 gjatë një pastrimi zyre dhe tani beson se ai gjendet në një vendgrumbullim mbeturinash në Newport, në Uellsin jugor.

Këshilli i ka mohuar më parë kërkesat e përsëritura të 37-vjeçarit për të kërkuar vendin për shkak të shqetësimeve mjedisore, por ai ka krijuar një skemë të teknologjisë për të gjetur asetet dixhitale.

Propozimi i tij i ri do të përdorte teknologjinë e inteligjencës artificiale për të operuar “një krah mekanik” që do të filtronte mbeturinat, përpara se të trajtoheshin me dorë në një objekt që shfaqet pranë vendit .

Sipas planeve ai do të punësojë një numër ekspertësh – përfshirë edhe të mjedisit, dhe ndërkohë që kërkimi është në vazhdim do të punësojë qen robotë si siguri, në mënyrë që askush tjetër të mos mund të përpiqet të vjedhë hard-diskun.

Howells beson se kërkimi do të zgjasë rreth nëntë deri në 12 muaj, megjithatë, edhe nëse ai merr leje nga këshilli, nuk ka asnjë garanci se një kërkim i tillë do të jetë i suksesshëm ose që bitcoin-ët që ai ka nxjerrë gjatë gjithë atyre viteve më parë do të rekuperohen nga hard disku.

dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0