Remitancat janë një kontribues i drejtpërdrejtë ose i tërthortë në shumicën e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë, gjithashtu ato ndikojnë në rritjen e përgjithshme të prodhimit, tregtisë, tregut të punës, pasuritë e paluajtshme dhe segmentet e tjera të ekonomisë vendore. Për të diskutuar mbi potencialin dhe kanalizimin e tyre Dhoma e Biznesit të Diasporës në Bashkëpunim me Universitetin Polis organizuan një Tryezë Opinionesh me eksperte të fushës me titull: Kanalizimi dhe transmetimi i Remitancave në investime që garantojnë zhvillim social-ekonomik dhe decentralizim të zhvillimit lokal duke përfshirë edhe arsimin e lartë në Shqipëri. Yllka Lezo, drejtore e gazetës diaspora shqiptare flet për Business Magazine.
“Fokusi i tryezës së organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin Polis ishin pikërisht remitancat. Në Shqipëri prej 30 vitesh emigrantët sjellin të ardhura të konsiderueshme për të mbështetur familjet e tyre. Ndaj pas gjithë këtyre viteve është momenti që të shohim sesi ky potencial ekonomik mund të kanalizohet dhe të përdoret për të garantuar zhvillim lokal.” U shpreh znj. Lezo
Por cila ka qenë arsyea e përdorimit të remitancave, ndërsa vitet e fundit Znj Lezo shprehet se janë përdorur edhe në arsimim si një trend i fundit.
“Deri më tani remitancat janë përdorur çër ekonomitë e vogla familjare, që do të thotë, paratë e ardhura nga emigrantët në Shqipëri shkojnë në familjet e tyre dhe përdoren për gjërat utilitare si prsh. ushqimi, veshmbathja. Vetëm vitet e fundit po shihet një trend që një pjesë e remitancave shkojnë dhe përdoren për arsimim. Ndaj dhe qëllimi i kësaj tryeze ishte pikërisht hedhja e tezave e diskutimit të ideve sesi mund të kanalizohen këto remitanca në ekonominë shqiptare.”
Potencialin financiar apo në përgjithësi të mirat që vijnë nga diaspora gjithmonë kanë qenë shumë të nevojshme madje jetike për familjet shqiptare gjithandej trojeve tona. Për dallim nga e kaluara sot ky potencial është më i fuqishëm se kurrë më parë, andaj, ky kapital duhet të motivohet, të stimulohet, të zhvillohet e të kanalizohet nga institucionet e vendit pasi vendet tona e kanë më se të nevojshëm thuhet në diskutim
‘Remitancat janë paratë e kursyera nga emigrantët të cilët i dërgojnë në vendlindje për të ndihmuar familjarët e tyre. Sigurisht që kanë një rëndëi të madhe pasi janë tridhjetë për qind e familjeve shqiptare të cilat mbahen nga remitancat, pra gati 1/3 e popullsisë së vendit. Këto lekë shkojnë për shërbimet utilitare për familjet, ndaj dhe qëllimi i tryezës së organizuar ishte pikërisht nisja për të mbërritur në një tjetër nivel analizën dhe të kuptojmë se çfarë dhe si duhen këto remitanca. Në mënyrë që në të ardhmen të kenë një ndikim sa më të madh në ekonominë shqiptare. Duke i konsideruar si investime dhe duke siguruar mekanizmat e duhur që këto para të mos shkojnë vetëm për gjëra të vogla, por të investohen dhe të sjellim një zhvillim lokal dhe më tej.’
Dhoma e Biznesit të Diasporës vjen me disa këshilla konkrete: krijimi i një iniciative të strukturuar ndërkombëtare për përmirësimin e të dhënave për remitancat, avantazhe fiskale, për ofruesit e shërbimeve të remitancave, në shërbim të uljes së tarifave të paguara nga dërguesit dhe pritësit, përdorimi i teknologjisë digjitale, kanalizimi dhe transmetimi i tyre në investime që garantojnë zhvillimin social – ekonomik dhe decentralizim të zhvillimit lokal.
Por si dhe sa ndikoi pandemia tek remitancat?
‘Gjatë pandemisë sigurisht që u rrit numri i të ardhurave që emigrantët sollën në Shqipëri, gjatë vitit 2020 u llogarit që të ishte 1.6 miliard dollarë shuma e ardhur nga emigrantët shqiptar në vendlindje. Ndërkohë që të dhënat për vitin 2021 kanë treguar një ulje, megjithatë mbetemi po në shifra shumë të larta.’ u shpreh drejtuesja Lezo.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.