Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në VivaTech 2022 - Business Magazine Albania

Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në VivaTech 2022

VivaTech 2022

Eventi më i madh i start-ups në Evropë, Viva Technology 2022, është gati të hapi dyert e edicionit të 6-të këtë qershor në Paris dhe Geek Room është i lumtur të konfirmojë se, në bashkëpunim me Vodafone, do të raportojmë në kohë reale rreth risive dhe produkteve më futuristike. Qëllimi kryesor i VivaTech 2022 është të ndihmojë gjeneratën e re të startups në krijimin dhe zhvillimin e tyre. Këtë vit në VivaTech pritet të marrin pjesë më tepër se 2,000 ekspozues

Për sa i përket kompanive pjesëmarrëse, shumica prej tyre do të jenë pjesëmarrës “të vjetër” të këtij eventi, por nuk do të mungojnë dhe kompanitë që do të shfaqin teknologjitë e tyre për herë të parë gjatë VivaTech. Ndër këto kompani mund të përmendim Microsoft, Meta, Google, LVMH, Audi, Renault, Binance e shumë të tjera. 

Evente të tjera: ICT Awards: Historiku i një dekade inovacioni!

Në VivaTech këtë vit presim të shohim më shumë taksi fluturueseautobuzë atonomrobotikë e përfshirë në më shumë fusha të jetës, makina të së ardhmes tejet të përshtatshme me mjedisin, teknologji VR dhe AR në majat e përdorimit të tyre si dhe për më ëndërrimtarët: Në VivaTech do të provojmë se si mund të jetë jetesa në planetin Mars. VivaTech 2022 është gjithashtu vendi i duhur për të dëgjuar nga afër personazhet më të rëndësishëm të botës së teknologjisë. Ndër ata të cilët janë konfirmuar përmendim: CEO dhe themeluesi i Snapchat Evan Spiegel, CEO dhe themelues i Biance Changpeng Zhao, CEO i Linkedin Ryan Roslansky, si dhe të tjerë përfaqësues nga Apple, Meta, Salesforce, LVMH, Renault, Microsoft, Wikipedia, Bashkimi Evropian etj. Me Parisin që bëhet gati të pres Lojrat Olimpike 2024

VivaTech do të shërbejë gjithashtu si një hapsirë dedikuar teknologjive të reja që do të përdoren gjatë eventeve sportive. Geek Room dhe Vodafone ju ftojnë ti ndiqni në Instagram dhe web nga data 16 deri në 18 qershor.

Geekroom dhe Vodafone

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0