Emigracioni po nxit divorcin  - Business Magazine Albania

Emigracioni po nxit divorcin 

divorc

Emigracioni dhe varfëria janë dy faktorët kryesorë, që sipas ekspertes ligjore Margarita Kola, kanë ndikuar në rritjen e numrit të divorceve vitin e fundit. Sipas saj, të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi varfëria apo mungesa e vendit të punës, është një nga arsyet kryesore që nxit emigracionin.

“Në mungesë të punës, shumë meshkuj emigrojnë për të siguruar të ardhura dhe vijnë rrallë këtu, gjë që sjell ç’ekuilibrim të marrëdhënies bashkëshortore. Ky është një faktor që kemi evidentuar sidomos në pesë vitet e fundit”. Në këto kushte, vështirësohet raporti dhe nisin konfliktet. Detyrimet dhe përgjegjësitë janë më të mëdha për gratë, të cilat qëndrojnë në Shqipëri dhe stresi ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek to”, – thotë av. Kola. Sipas saj, kuptimi për martesën ka ndryshuar.

“Është shndërruar në një institut që nëse nuk funksionon, zgjidhet dhe nuk ka pasojat sociale të dikurshme. Tronditja kulturore e ndërthurur me kultura të tjera perëndimore ka ndikuar në ndryshimin e mendësive të shqiptarëve. Edhe migrimi në zona të ndryshme të Shqipërisë ka rritur divorcet, pasi lëvizja nga zona rurale në urbane ka sjellë ndryshim të pikëpamjeve për jetën në martesat që kanë qenë me probleme. Faktori ekonomik sjell mosmarrëveshje e tensione në çift dhe me problemet e vazhdueshme, prishen raportet. 

/ raporti

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se, nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë. 

Lexo: Vjen numri 28 i revistës, me zhvillimet më pikante në sipërmarrje, efektet e luftës, tregu i punës dhe emigracioni

“Emigracioni i të rinjve, jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit”, – thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron, jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar. Gjatë periudhës 2015 – 2019, rritja e PBB-së në Shqipëri ishte mesatarisht 3.26% në vit, por, rritja e të ardhurave kombëtare nuk është përkthyer në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ose mbrojtjes sociale. Qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë investuar mjaftueshëm në shërbimet për fëmijë.

Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4% të PBB-së në vitin 2020, më pak se mesatarja e OECD-së prej 5.4% dhe BE-së. Shpenzimet publike në shëndetësi si përqindje e PBB-së arritën 3.2% në vitin 2020, ndërsa shpenzimet në shëndetësi, ndaj shpenzimeve totale buxhetore, ishin me ulje. Shqipëria u rendit e fundit në indeksin europian për Shëndetin e Konsumatorit në vitin 2018, për shkak të alokimit të ulët shpërpjesëtimor të burimeve drejt kujdesit shëndetësor parësor (KSHP), veçanërisht për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Kombet e Bashkuara, nëpërmjet UNICEF, mendojnë se Shqipëria ka ende hapësira për të rritur të ardhurat e disponueshme për fëmijët, edhe nëse kemi rënie të PBB-së, për shkak të COVID-19. Aktualisht, Shqipëria mbledh taksa sa 27.3% e PBB-së së saj kundrejt një mesatareje të vendeve të OECD-së prej 34%. Sipas Kombeve të Bashkuara, humbja e taksave nëpërmjet tregut informal të punës është një tjetër fushë e reformës fiskale që mund të përdoret për përfitime direkte të familjeve, ashtu si dhe rekuperimi i fondeve të humbura nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 40 të numrit 28 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 28 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0