Vjen numri 28 i revistës, me zhvillimet më pikante në sipërmarrje, efektet e luftës, tregu i punës dhe emigracioni - Business Magazine Albania

Vjen numri 28 i revistës, me zhvillimet më pikante në sipërmarrje, efektet e luftës, tregu i punës dhe emigracioni

numri 28 i revistës

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar. 

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrainasve.

Në numrin e sapodalë të Revistës ne kemi sjellë zhvillimet më të rëndësishme ekonomike nga vendi dhe Bota, përpjekjet e kompanive për t’u përshtatur me një realitet krejt të ri dhe profile kompanish e sipërmarrësish model.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve.

Më 8 Mars, çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhe së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të monitoruar tregjet dhe mbajtur çmimet nën kontroll, një formë e përkohshme e frenimit të rritjes.

Vetë komitetet, rritën pak ditë më parë çmimin e naftës, duke treguar se nuk mund t’u rezistojmë presioneve ndërkombëtare të rritjes së çmimeve. Ashtu si në pandemic, edhe ky është një rast sprove për qeverisjen. Çdo qeveri me borxh të lartë publik, nuk ka hapësirë të ulë barrën e taksave dhe paketat e saj mbështetëse do të jenë sipërfaqësore.

Në kushte tërësisht të pasigurta, sipërmarrjet vazhdojnë të shohin përpara, duke synuar të realizojnë objektivat e tyre, qoftë edhe duke shtuar përpjekjet, apo kostot e tyre.

Revistën 28 të Businessmag, ju sjellim një grup sipërmarrësish të cilët, me rrugëtimet e tyre, tregojnë se si po punojnë për të siguruar qëndrueshmëri. Mes tyre, prodhues dhe eksportues, shef kuzhine dhe menaxherë.

Lexo: Startup-i i parë shqiptar që ofron armë robotike për industrinë

Profilet e kompanive dhe sipërmarrjeve janë të fushave të ndryshme, nga të cilët mund të mësoni, frymëzoheni, apo të besoni se, edhe në kushte të vështira, mund të ecni përpara dhe mund të jeni amortizatori më i mirë për ekonominë e vendit, tregun e punës. Ky i fundit në fakt, është një plagë e madhe për vendin tonë. Emigimi i të rinjve dhe profesionistëve po sfidon më tej kompanitë dhe ekonominë shqiptare.  Pikërisht për shkak të nivelit të lartë të emigrimit, ne i kemi kushtuar një speciale emigracionit, ndikimeve në sipërmarrje dhe mundësive për ta frenuar atë.

Shkarkoni revistën online, ose porosini kopjen tuaj print.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0