Startup-i i parë shqiptar që ofron krahë robotike për industrinë - Business Magazine Albania

Startup-i i parë shqiptar që ofron krahë robotike për industrinë

Startup Shqiptar, Robotike

Automation Industries Albania është një startup shqiptar, i cili ofron një gamë të gjerë teknologjish automatizimi dhe përpunimi, duke përfshirë kontrollues, produkte ngasjeje, produkte të shpërndarjes dhe kontrollit të energjisë, makina shkarkimi elektrike, makineri me rreze elektronike, makineri përpunimi me lazer, kontrollues numerik të kompjuterizuar dhe robotë industrialë. Mitsubishi Electric është partneri i tyre në sjelljen e produktivitetit dhe cilësisë më të lartë në fabrika.

Si lindi ideja e ndërtimit të Automation Industries Albania?

Duke hulumtuar nevojat e tregut, zbuluam se produktet tona mungonin dhe tregu kishte nevoja për to. Filluam të hulumtonim se si mund të merrnim investimin e parë për të filluar dhe rruga më e sigurt dhe më e shkurtër ishte përmes një kredie bankare. Nuk ia nisëm nga 0, por nga një borxh, na bëri të lëvizim duart, dhe në një periudhë të shkurtër kohore arritëm të çliroheshim nga kredia.

Cili është misioni juaj? Cili është problemi të cilit po i jepni zgjidhje?

Misioni ynë është të rrisim standardet e jetesës së qytetarëve përmes zgjidhjeve bioteknologjike dhe automatizimit. Problemet për të cilat po ofrojmë zgjidhje janë disa, si siguria ushqimore, riparimi i makinerive të industrisë së rëndë, përmirësimi i matjeve të sigurisë dhe sigurisë së linjave të prodhimit industrial, automatizimi i proceseve të vjetra dhe të reja industriale që kishin efikasitet të ulët në të kaluarën, zëvendësimi i punës njerëzore me punë robotike për të minimizuar aksidentet në punë etj.

Lexo: Një koncept i ri në bllok nga Aladini

Çfarë ka inovative startup-i juaj?

Jemi kompania e parë që sollëm një produkt për sigurinë ushqimore që nuk ekzistonte në tregun shqiptar dhe kompania e parë që ofron krahë robotik për industrinë.

Çfarë ka të vështirë përsa i përket të qenit një startup në Shqipëri, veçanërisht në industrinë tënde? A ka qenë i lehtë apo i vështirë krijimi i ekipit për të punuar në projekt?

Çdo ditë është një sfidë për një startup në Shqipëri, që nis nga procedurat e zhdoganimit e deri te pagesa e taksave. Punësimi i njerëzve të duhur dhe aftësia për t’i mbajtur ata është detyra më e vështirë.

Si kanë reaguar klientët ndaj mënyrës suaj të shërbimit?

Krenar për produktet dhe shërbimet që ofrojmë, fatmirësisht nuk kemi patur klientë të pakënaqur deri më tani.

Lexo: Startup-i shqiptar Udhë, Uber për gjithë Ballkanin!

Cila është audienca juaj kryesore dhe si arrini te ta?

Objektivi ynë kryesor janë familjet, dyqanet ushqimore dhe fabrikat. Ne po përdorim të gjitha llojet e marketingut dhe PR që mundemi.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Të zgjerojmë biznesin dhe të jemi më të dukshëm për tregun.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0