Në Amerikë inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vite - Business Magazine Albania

Në Amerikë inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vite

Departamenti i punës njoftoi se ҫmimet në SHBA u rritën me normat më të larta që nga viti 1981, me plot 8.5% deri në fund të muajit mars, pasi lufta në Ukrainë ka rritur kostot e energjisë për amerikanët.

Shifra e fundit e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK) – i cili mat çmimet e një shporte mallrash dhe shërbimesh – vjen pasi ai u rrit me 7.9% deri në muajin shkurt, ritmi më i shpejtë i inflacionit në 40 vjet.

I nxitur nga problemet e vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit, nga rritja e madhe e kërkesës dhe e çmimeve të energjisë, inflacioni tani është në nivele të panjohura për SHBA-në që kur Ronald Reagan mori Shtëpinë e Bardhë nga Jimmy Carter.

Rritjet e çmimeve kanë prekur ҫdo gjë – kostot e qirasë, të gazit dhe të ushqimeve po sjellin shumë vështirësi për amerikanët me të ardhura më të ulëta. Këto rritje përfaqësojnë një goditje të madhe për administratën e presidentit Biden, e cila ka shumë pak mundësi që të mbajë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Lexo edhe: Shënohet vlera rekord. Inflacioni po rrezikon të “shkatërrojë” ekonominë e Europës

Andrew Hunter, ekonomist për SHBA-në në Capital Economics, tha se çmimet e energjisë do të ulen në muajt në vijim dhe, sipas tij, kishte shenja që presionet e çmimeve janë duke u zbutur.

Por, ai shtoi se këto shifra ka të ngjarë të përforcojnë planin e Rezervës Federale për të rritur normat e interesit, teksa ajo përpiqet të ulë inflacionin.“Zyrtarët e Fed-it duken gjithmonë e më shumë në mbështetje të një shtrëngimi të politikës monetare. Të dhënat e marsit duket se nuk do të ndryshojnë planet e tyre për të rritur normat e interesit me 50 pikë bazë në takimin e muajit të ardhshëm. Megjithatë, kjo mbështet pikëpamjen tonë se, duke qenë se e patën të vështirë të kuptonin se rritja fillestare e inflacionit nuk ishte kalimtare, zyrtarët e Fed tani po tregohen më pesimistë se ҫ’duhet për periudhën kur do të fillojë rënia e inflacionit,” tha Hunter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0