“Ndani vizionin tuaj me punonjësit”, mesazhi i trajnimit për burime njërezore nga Dhoma Ekonomike e Gruas dhe AlbAcademy - Business Magazine Albania

“Ndani vizionin tuaj me punonjësit”, mesazhi i trajnimit për burime njërezore nga Dhoma Ekonomike e Gruas dhe AlbAcademy

A e dini sa duhet të jetë niveli i largimit të punonjësve në mënyrë që kompania juaj të mos jetë në rrezik?! A po përballeni së fundi me një sfidë të mbajtjes së punonjësve që keni dhe gjetjes së punonjësve të ardhshëm? Vështirë të thoni jo.

Kushtet e punës kanë ndryshuar për shkakt të pandemisë, ndërsa rrjedhja e vazhdueshme nga emigracioni ka sosur durimin dhe burimet e kompanive.

Dhoma Ekonomike e Gruas organizoi trajnimin për “Burimet Njerëzore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e sipërmarrjes” me mbështetjen e AlbAcademy me trajnues znj.Valbona Begolli dhe z. Klodian Shaqiri, me përvojë në manxhimin e burimeve njerëzore.

Lexo: A duhet t’ju besojmë shefave që thonë këto fjali?!

Tema e trajtuar në praninë e dhjetëra sipërmarrësve të fushave të ndryshme preku:

  • Menaxhimin e burimeve njerezore në vitin 2022 dhe evolucioni përgjate viteve,
  • Ndikimin në rritjen dhe performancën e kompanisë me menaxhim më të mirë të burimeve njerezore,
  • Njohja dhe elaborimi i konceptit “Normë e largimit të punonjësve” (turnover).
  • Këshilla praktike se si biznesi të ulë normën e largimit të punonjësve për të ruajtur stabilitetin e kompanisë.

Gjatë këtij trajnimi, shqetësimet kryesore të sipërmarrjeve lidhen me sfidat e mbajtjes së punonjësve të kualifikuar, procedurat e punësimit dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Znj. Begolli sugjeroi krijimin e një departamenti të burimeve njerëzore edhe në kompani të vogla, çka do të rrisë vëmendjen tek punonjësit. Trajnerët sollën përvoja konkrete të zhvillimeve të ndryshme lidhur me burimet njerëzore të kompanive dhe trendet ndërkombëtare.

Studimet tregojnë se norma e qarkullimit të punonjësve në një vit nuk duhet të jetë më shumë se 10% e totalit të punonjësve të kompanisë. Përgjegjësia për zhvillimin apo jo të burimeve njerëzore lidhet me sipërmarrësin dhe drejtuesit kryesor të kompanisë. Një formë e mirë që punonjësit t’ju ndjekin është qartësimi i vizionit tuaj dhe ndarja e tij me punonjësit. Sot punonjësit nuk kërkojnë vetëm para, por edhe perspektivë.

Ndaj, krahas procedurave të duhura dhe kushteve të mira të punës, një skuadër e motivuar është mëse e nevojshme. Por, si mund të arrihet kjo?! Trajnerët sugjeruan zgjidhje praktike që zbusin klimën e tensionuar të punës, si një mbledhje jashtë mjediseve të punës, dhurata në raste festash, shpërblime për arritjet dhe tejkalimet e objektivave, etj. Një element i rëndësishëm për stafin tuaj është gjithashtu edhe përcaktimi i përbashkët i vlerave të kompanisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0