“Zgjo SuperPotencialin Tënd”, pse duhet të jeni në eventin e 30 Janarit? Eventi një ditor që do të mbahet nga Eglent Bici, në Hotel Plaza, synon t’ju ngacmojë, t’ju zgjojë, t’ju ndryshojë këndvështrimin dhe t’ju vërë në aksion. Arritjet dhe Përmbushjet tuaja do të jenë një hap më afër me vendimet që do të merrni me 30 Janar. Pse duhet të jeni në këtë event, na e zbulon vetë Eglenti në një intervistë për Businessmag.al
Kush duhet të jetë në këtë event?
Unë mendoj dhe besoj se ky event/trajnim mund të jetë i vlefshëm për çdokënd. Por, duke u fokusuar tek ajo ku une mendoj se mund të shtoj më shumë vlerë janë të gjithë të rinjtë dhe profesionistët e lirë; ata që ende nuk e kanë gjetur veten aty ku janë; ata që mendojnë dhe besojnë se mund të bëjnë dhe mund të arrijnë më shumë; të gjithë ata që ndjejnë që janë me shumë potencial dhe sidomos tek të gjithë ata që e kanë ndarë mendjen që objektivi kryesor i jetës së tyre është që të bëhen versioni më i mirë i vetes së tyre, duke u përmirësuar çdo ditë dhe duke shtuar vlerë tek vetja e tyre, tek të dashurit e tyre, tek familja, biznesi apo institucioni ku ata punojnë dhe më gjerë. Mendoj dhe besoj që kemi një rini të mrekullueshme dhe njerëz që janë kërkues, por shumica ndihen të paqartë, të pasigurt dhe të përhumbur. Pastaj janë edhe ata njerëz që janë mirë, por duan të jenë edhe më mirë dhe gjithçka është Super Ok. Eventi këtë hëre do të jetë edhe LIVE në sallë dhe Virtualisht, kështu që edhe për ata që për arsye të lidhura me pamundësinë për të qënë në Tiranë tek Hotel Plaza, do të kenë mundesi ta ndjekin Virtualisht nëpërmjet platformës ZOOM. Pra, ti mund të jesh kudo nëpër botë dhe do të kesh mundësi ta ndjekësh. Këta janë të gjithë ata që mendoj se duhet të jenë në këtë trajnim.
Prenoto vendin tënd me Ofertën e Posaçme për audiencën e Businessmag.al
Çfarë do të mësojnë, përse do të flisni?
Mendoj dhe besoj që do të ketë shumë gjëra për të mësuar për këto, në çfarëdolloj faze të jetës që ata janë. Emri: “Zgjo SuperPotencialin Tend” tregon shumë, pasi mendoj se pothuajse të gjithë kemi shumëherë më tepër potencial nga sa përdorim. Statistikisht, një njeri normal përdor diku tek 10% të potencialit të tij, ndërsa një supernjeri përdor mbase pak më shumë së 20%.
A e kupton se sa potencial kemi ne si qenie njerëzore?
Ky do të jetë edhe thelbi i trajnimit. Gjithçka që do të trajtohet në trajnim do të vërtitet rreth kësaj teme dhe se çfarë duhet të bëjë secili prej nesh që të zgjojë nga gjumi dhe të shkundë SuperPotencialin që ka brenda vetes.
Për hir të intervistës po përmend 2 kolona, mbi të cilat unë dhe i gjithë organizimi do të trajtojmë për të çuar mesazhet në mënyrën më të mirë të mundshme: 1) Shkenca e Arritjes dhe 2) Arti i Përmbushjes. Nëse do të mund të ngacmoj sadopak pjesëmarrësit për të kuptuar dhe për të filluar të arsyetojnë me veten e tyre për këto 2 koncepte, qëllimi i trajnimit është arritur. Por, jam shumë i sigurt se do të mund të bëjmë shumë më shumë sesa kaq.
Si do të jetë e organizuar dita?
Ndonjëherë është më mirë që të mos dihen disa gjëra dhe të jemi gjithmonë në pritje të efektit surprizë, pasi në këtë mënyrë gjithcka do të shijohet më shumë. Ajo që do të përpiqem të bëj është që të mund të kemi një trajnim prej disa orësh që pjesëmarrësve do t’u duket sikur ishte vetëm 5 minuta, ose që ka zgjatur pafundësisht, pasi në fund të atij trajnimi do të marrin disa vendime që do të orientojë jetën e tyre ndryshe nga sa ata ishin deri në ato momente.
Ke vite që merresh me motivimin dhe videot e tua motivuese janë shpërndarë free prej kohësh? Me çfarë e lidh tani momentin e trajnimit? Je gati? Shoqëria ka më shumë nevojë apo të dyja bashkë?
Unë kam vite që përpiqem të kujdesem për mendësinë time, për shëndetin tim, për ushqimin e trupit dhe të trurit tim dhe gjatë këtij rrugëtimi disa nga ato çka kam mësuar e kam ndarë me njerëzit dhe vazhdoj ta ndaj nëpër rrjetet e mia sociale, por jo vetëm. “SuperVlera” p.sh. është një gjë që e bëj me shumë dashuri dhe të marrësh mesazhe falenderuese nga njerëz të ndryshëm nga kudo në botë, që nëpërmjet një video apo një mesazhi ti u ke ndryshuar jetën, është e paçmueshme dhe më jep një superenergji për të bërë edhe më shumë dhe do të vazhdoj të bëj edhe më shumë. A jam gati?
Nuk e di por unë mendoj që momenti i të qenit GATI që ajo çka ti do të bësh të jetë perfekte mund të mos vijë kurrë, pasi gjithmonë ka gjëra për të bërë, për të mësuar dhe për të ndryshuar. E rëndësishme është që në jetën tonë të marrim vendime dhe të bëjmë gjëra që duam dhe që ndiejmë që duhet t’i bëjmë dhe kjo është ajo çka unë po bëj tani. A mund të ishte i organizuar pak më përpara? Patjetër që po! A mund të ishte më i organizuar? Patjëtër që po. A është koha e duhur me gjithçka që ndodh? Mbase edhe jo. Ne duhet të veprojmë dhe t’i bëjmë gjërat që të ndodhin dhe pastaj edhe gjatë rrugës do të mësojmë, do të përmirësohemi dhe përsëri do të bëjmë gabime.
Unë mendoj dhe besoj se tani më shumë se kurrë, kemi nevojë të fillojmë të orientojmë vetën dhe jetën tonë drejt disa gjërave që kanë më shumë rëndësi për NE dhe jo drejt gjithçkaje që na sjell jeta, siç bëjnë shumica e njerëzve.
A e dini që statistikisht në datën 15 Janar mbi 85% e njerëzve i kanë shkelur një ose disa nga objektivat që kanë vendosur në fundvit për veten e tyre për vitin që vjen? A e dini pse ndodh kjo?
Vetëm 1 në 10 persona i ka Objektivat e shkruara. Pse ndodh kjo?!
Pse duhet të jenë njerëzit në këtë event?
Pyetjen më lart e lashë me një pyetje: Pse ndodh që vetëm 1 në 10 persona i ka objektivat e shkruara dhe vetëm rreth 3 në 10 prej këtyre e kontrollon veten rregullisht dhe “çuditërisht” këta persona fitojnë mesatarisht sa gjithë të tjerët të marrë së bashku.
Njerëzit duhet të vijnë edhe për të kuptuar disa koncepte të thjeshta që t’i implementojnë në jetën e tyre, duke marrë VENDIME që atë ditë. Sa më shumë njerëz të qartë për çfarë duan të ketë një shoqëri, aq më shoqëri e lumtur, e paqtë, e shëndetshme dhe e pasur është. E pse duhet ne si shoqëri të marrim shembuj shoqeëritë e vendeve të tjera, kur këtë gjë mund ta bëjnë ata me ne?! Secili prej nesh duhet të kuptojë që pjesën dërrmuese të asaj se si e jetojmë jetën varet vetëm nga ne dhe nga askush dhe asgjë tjetër. Varet vetëm nga ne që të Vendosim të jemi të Lumtur dhe të Qeshur çdo dite të jetës tonë; varet vetëm nga ne se çfarë fusim në mendjen tonë; varet vetëm nga ne se çfarë fusim në trupin tonë.
E pse për këto gjëra do të vijmë ne në trajnim o Eglent?
Ne i dimë të gjitha këto gjëra. Kemi lexuar libra, kemi parë video në YouTube, madje edhe ty të kemi ndjekur. E pse duhet të paguajmë para dhe të vijmë ditën e djelë të të dëgjojmë ty?
Kjo është një pyetje që nuk ma kanë bërë, por që ndiej që ka nga ata që e bëjnë me veten e tyre. Nëse ti je një nga ata, ti duhet të vish me patjetër dhe madje duhet te ulesh me bllok me vete dhe ta presësh biletën me çmimin e plotë, sepse do të jesh i fokusuar që të marrësh maksimumin për paratë që ke paguar dhe sepse ke shumë pyetje brenda vetes.
Pse duhet që një student që ka patur leksione dhe seminare gjithë javën të vijë edhe të djelën në një seminar?
Studentët dhe sistemi ynë arsimor është pika ime e dobët. Në një bisedë mes një grupi miqsh po pyesnim njëri-tjetrin se nëse do të kishe mundësi të kishe çfarëdolloj posti, cilin do të doje? Unë zgjodha instiktivisht që do të doja të isha Ministër Arsimi, por me kusht që të kem dorë të lirë, buxhet shumë të mirë dhe një mandat 8 vjeçar.
Mendoj dhe besoj që studentët me kapacitetin fantastik që kanë sot nuk po përdorin as 5% të Potencialit të tyre. Është gjithë ky SuperPotencial i pashfrytëzuar që ata duhet të shkunden dhe të fillojnë që tani të mendojnë seriozisht për atë gjë që realisht duan dhe jo të rrinë në shkollë në një degë të caktuar vetem sepse duan mami dhe babi. Studentët kanë nevojë të fillojnë të kujdesen për veten e tyre, të krijojnë grupimet e tyre me njerëz që mendojnë dhe besojnë si ata dhe ku ka më mirë se të vish në një event/trajnim si “Zgjo SuperPotencialin Tënd”. Aty do të kenë mundësi të takojnë vetëm njerëz të tjerë që kanë një linjë të ngjashme mendimi.
Pastaj, për studentët kemi menduar edhe një SuperOferte, por duhet të na dërgojnë ID-në e Kartës së Studentit.
Ejani dhe lëreni veten të lirë dhe pa kufij që ta shijoni maksimalisht këtë trajnim. Ju mirëpres!
Prenoto vendin tënd me Ofertën e Posaçme për audiencën e Businessmag.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.