Kontrolle për deklarimin e pagave pas 20 Janarit - Business Magazine Albania

Kontrolle për deklarimin e pagave pas 20 Janarit

deklarim

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Financave ka theksuar se, rreth 10.500 biznese në vend janë identifikuar se nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, të cilat nëse nuk vetërregullohen deri më datën 20 Janar, do të jenë objekt i kontrolleve të thelluara nga administrata tatimore.

Ministrja tregoi si do të kontrollohen këto subjekte, ndërsa theksoi se pritet një reagim ndaj letrës që u është dërguar subjekteve nga tatimet.

MInistrja Ibrahimaj theksoi gjithashtu që procesi i fiskalizimit pritet të mbyllet në qershor 2022. E pyetur nga TV SCAN nëse është krijuar padrejtësi ndaj bizneseve, duke qenë se gjysma prej tyre ende është jashtë sistemit, ministrja nuk e ka konsidruar si problem.

Lexo: Kryeministri Rama kompanive: rregulloni deklarimin e pagave deri më 20 Janar

Në vlerësimin e ecurisë së ekonomisë, Ministrja e Financave tha se rritja e ekonomisë pritet të ketë qenë mbi 8% (8.6 %) gjatë 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0