Kryeministri Rama kompanive: rregulloni deklarimin e pagave deri më 20 Janar - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama kompanive: rregulloni deklarimin e pagave deri më 20 Janar

Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama e cilësoi publikimin e pagave të qytetarëve si një ngjarje të shëmtuar. Por ai theksoi se “një e keqe që s’vjen gjithmonë për keq”. Ai u bëri thirrje kompanive private që të rregullojnë deklarimet e pagave deri më 20 janar, ose përndryshe do të dënohen për evazion fiskal.

Ai deklaroi gjatë daljes publike se,

Me pagat ka ndodhur së fundi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon Prokurorisë, e cila po heton në mënyrë intensive. Kam arsye të besoj se do kemi rezultate dhe kush e ka bërë, do përgjigjet para ligjit. Në këndvështrimin më afatmesëm, kjo ngjarje mund të quhet edhe siç thuhet, jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Ekspozimi i të dhënave personale me pagat është i papranueshëm, por nga ana tjetër, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e gjithë shqiptarëve që kanë parë atë pasqyrë. Askush mos të thonë se po sulmojmë dikë. Ne kemi kohë që i dimë pagat. Nuk është një situatë e ngjashme me ato më parë, por është e papranueshme. Askush nuk mund të thotë që po sulmojmë mediat.

Të gjitha ato kompani që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Në dijeninë time ka nisur apo do nisë një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë në mospërputhje flagrante me kapacitetet e tyre, duke u kërkuar të vetëdeklarohen deri në 20 Janar. Në rast mosvetërregullimi do ketë hetim të thelluar për evazion. Evazioni dënohet me burg.

Lexo: Epoka e teknologjisë kërkon aftësi të reja. Ndiqni “rregullin e 20%-it” që t’i krijoni kohë vetes për të mësuar

Ne nuk mund të vijojmë të presim gradualitet se kemi zgjedhur gradualitetin vit pas viti për rregullimin e sistemit e për të mos krijuar situata mbytëse për biznesin por nuk mund të presim për njerëzit që punojnë dhe nuk marrin në të bardhë atë që u takon, duke shitur vullnetin e tyre dhe të ardhmen, sepse te pagat minimale të deklaruara, që shoqërohen me para CASH, goditet e ardhmja e individit pasi sigurimet për pensionin janë shumë më të ulëta, goditen të ardhurat e skemës së pensioneve e bllokohet mundësia për të rritur pensionet.

Kjo do shoqërohet dhe me një reformë të re e të shpejtë që edhe kjo na gjeti si ngjarje në përgatitje për të ndarë në një mënyrë teknike biznesin e vogël nga hapësirat që i japin atyre që fitojnë shumë të sillen si biznes i vogël, pra të bëjnë cirk”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0