Çfarë mund të mësojë çdo sipërmarrës nga një qiri? - Business Magazine Albania

Çfarë mund të mësojë çdo sipërmarrës nga një qiri?

qiri

Në të kaluarën, ne e kemi krahasuar biznesin me një biçikletë. Nëse nuk ka përpjekje, ju jeni duke shkuar drejt greminës. Nëse gjërat janë të ashpra, kjo është për shkak se ju jeni duke u ngjitur. Dhe nëse nuk qëndroni me këmbë në tokë, do të bini.

Një analogji tjetër është me një qiri. Biznesi është si një qiri në disa mënyra:

Një qiri jep zjarrin e tij dhe nuk humbet asgjë

Unë kam folur për këtë shumë herë, por njerëzit ende nuk e kuptojnë atë. Biznesi nuk është një lojë me shumën neto zero. Vetëm sepse unë ju lidh me një investitor dhe ai investitor pastaj investon, ju fitoni, investitori fiton, unë humbas zero.

Ju mund të ndihmoni absolutisht të tjerët të fitojnë në biznes pa humbur asgjë. Në fakt, nëse do të më pyesnit mua, do të thoja të përqëndroni energjinë tuaj pikërisht në këtë, duke ndihmuar të tjerët të fitojnë. Në fund të fundit, kjo do t’ju ndihmojë të fitoni.

Pra, ashtu si një qiri mund të japë zjarrin e tij dhe të mos humbasë asgjë, ashtu edhe në biznes, ju mund të jepni dhe të mos humbni.

Lexoni: Fresha, startup-i nga shqiptari William Zeqiri, mbledh 100 milionë dollarë financime për platformën e saj të rezervimit të takimeve

Nëse nuk jepni zjarrin tuaj, përfundimisht do të digjeni

Jo vetëm që nuk humbisni diçka kur ndihmoni të tjerët, por njësoj si një qiri, nëse nuk shpërndani mençurinë tuaj, zjarrin tuaj, përfundimisht do të digjeni.

Tani dikush mund të debatojë saktësisht se sa të japë falas, por nëse më pyet mua, të gjitha. Paratë do të vijnë nga drejtime të tjera dhe jo duke monetizuar mençurinë apo kontentin tuaj.

Koncepti i të qenit dhurues kundrejt një marrësi në biznes është parësor

Qirinjtë shërbejnë për shumë qëllime, por ata kanë kapacitetin e tyre maksimal deri në atë pikë sa zjarri i tyre fiket. Qirinjtë në përgjithësi nuk ndizen për qëllimin e vetëm të përdorimit të atij zjarri. Zakonisht bëhet fjalë për përhapjen e zjarrit dhe krijimin e më shumë zjarri në botë. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin. Mos e mbani produktin tuaj të fshehtë. Mos e mbani sekret. Bisedoni me njerëzit që mbledhin informacion. Lini një trashëgimi. Shpërndani zjarrin tuaj.

Fuqia e një qiriu është unike dhe e fuqishme

Ashtu si kafeja, kur hidhni një pikë qumësht në të, ajo ndryshon të gjithë ngjyrën dhe strukturën. E njëjta gjë vlen edhe për qirinjtë. Ju mund të keni një dhomë të errët dhe një qiri i vogël mund të ndriçojë të gjithë dhomën.

Në biznes; asnjëherë mos i nënvlerësoni vendimet e vogla sepse një vendim, sado i parëndësishëm që mund të mendoni se është, mund të jetë ndryshimi midis vdekjes ose lulëzimit të kompanisë suaj.

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0