Bota jonë online është e mbushur me kërcënime dhe jo të gjithë janë ekspertë në sigurinë kibernetike. Sidoqoftë, mbrojtja e vetes nga këto kërcënime nuk kërkon ekspertizë. Në fakt ekziston një truk mjaft i thjeshtë që çdokush mund ta përdorë për ta mbajtur telefonin e tij më të sigurtë.
Fikeni telefonin tuaj dhe pastaj ndizeni përsëri.
Mund të tingëllojë e çuditshme, por kjo me të vërtetë është një masë efektive sigurie, pavarësisht faktit se e gjithë “fikja dhe ndezja” është bërë një klishe teknologjike.
Kjo këshillë tepër e thjeshtë u nda kohët e fundit në një konferencë sigurie dhënë për anëtarët e Senatit amerikan. Ka një arsye shumë të mirë që anëtarët e Kongresit po këshilloheshin ta bënin zakon fikjen rregullisht të telefonave të tyre.
E gjitha varet nga mënyra se si kërcënimet kibernetike kanë evoluar vitet e fundit.
Lexoni: Huawei hap qendrën më të madhe Globale të Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së Privatësisë
Në të kaluarën, sulmuesit kibernetikë ishin të fokusuar në arritjen e vazhdimësisë – kjo është të sigurohesh që një pajisje e infektuar të mbetet e infektuar dhe nën kontrollin e sulmuesit. Ndërsa hakerat dashakeq gjithnjë e më shumë e drejtuan vëmendjen tek telefonat inteligjentë, megjithatë, ata zbuluan se vazhdimësia nuk kërkohej domosdoshmërisht.
Kjo sepse shumica e përdoruesve të smartphone-ve rrallë i fikin ato. Ne jemi mësuar të trajtojmë karikimin e baterive të telefonave tanë si karburant në rezervuarin e automjeteve tona.
Hakerët e dinë se kështu i trajtojmë telefonat tanë, kështu që ata kanë kaluar në shpërndarjen e malware që funksionon në memorjen e një telefoni. Thjesht nuk ka asnjë nxitje të vërtetë për të shkruar kodin keqdashës që mund t’i mbijetojë një reboot të telefonit kur askush nuk e bën një veprim të tillë.
Fikja dhe ndezja e telefonit tuaj mund të mos jetë e mjaftueshme për të penguar grupin e fshehtë NSO të Izraelit ose hakerët e sofistikuar të sponsorizuar nga shteti, por meqenëse procesi kërkon zero aftësi teknike. Merr vetëm një minutë ose dy dhe mund të shmangni kërcënimet e zakonshme nga memorja e telefonit tuaj … pse të mos bëni restart-et e shpeshta të telefonit një pjesë të regjimit tuaj të sigurisë?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.