Huawei hap qendrën më të madhe Globale të Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së Privatësisë - Business Magazine Albania

Huawei hap qendrën më të madhe Globale të Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së Privatësisë

Huawei ka hapur qendrën më të madhe Globale të Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së Privatësisë për Transparencën në Dongguan të Kinës.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues nga Sistemi Global për Komunikimet Mobile (GSMA), Kompania e Zhvillimit të Programeve dhe Sistemeve (SUSE), Institucioni i Standardeve Britanike, si dhe rregullatorë nga Shtetet e Bashkuara Arabe dhe Indonezia, të cilët folën në eventin e hapjes.

Bashkë me hapjen e qendrës së re, Huawei bëri gjithashtu publike për herë të parë themelet në të cilat bazohet siguria e produkteve të kompanisë, duke vendosur kështu në dispozicion të industrisë në tërësi skemën themelore të sigurisë së produktit dhe praktikat e menaxhimit. Këto veprimtari janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për t’u lidhur me klientët, furnitorët, organizatat e standardeve dhe palët e tjera të interesit për të forcuar bashkërisht sigurinë kibernetike në të gjithë industrinë.

“Siguria Kibernetike është shumë e rëndësishme”, tha Zv.drejtuesi i Huawei, Ken Hu në hapjen e qendrës në Dongguan.

“Si një industri, ne duhet të punojmë së bashku, të ndajmë praktikat më të mira dhe të ndërtojmë aftësitë tona kolektive lidhur me drejtimin, standardet, teknologjitë dhe vlerësimin. Ne duhet t’i japim publikut të gjerë dhe rregullatorëve një arsye për të besuar në sigurinë e produkteve dhe shërbimeve që ata përdorin çdo ditë. Së bashku ne mund të arrijmë balancën e duhur mes sigurisë dhe zhvillimit në një botë gjithnjë e më shumë dixhitale.”

Gjatë viteve të fundit, dixhitalizimi i industrisë dhe teknologjitë e reja si 5G dhe Inteligjenca Artificiale, e kanë bërë hapësirën kibernetike më komplekse se kurrë, përfshirë këtu edhe faktin që njerëzit kanë kaluar një pjesë të madhe të kohës së tyre në internet gjatë pandemisë së Covid-19. Këto lëvizje kanë çuar në një rritje të rreziqeve të reja të sigurisë kibernetike.

Huawei hapi qendrën e re Globale të Sigurisë Kibernetike dhe Mbrojtjes së Privatësisë për Transparencën në Dongguan që të adresohen këto çështje, për sigurimin e një platforme për aktorët e industrisë që të ndajnë aftësitë në drejtimin kibernetik dhe për të punuar së bashku për zgjidhjen teknike.

Qendra është krijuar për të demonstruar zgjidhje dhe për të ndarë përvojat, për të thjeshtuar komunikimin dhe për risi të përbashkëta, si dhe për të mbështetur testimin dhe verifikimin e sigurisë. Ajo do të jetë e hapur për rregullatorët, organizatat e pavarura të palëve të treta të testimit dhe për organizatat e standardeve, si dhe për klientët, partnerët dhe furnizuesit e Huawei.

Për të çuar më tej një qasje të unifikuar ndaj sigurisë kibernetike në industrinë e telekomunikacionit, organizata si GSMA dhe Projekti i Partneritetit të Gjeneratës së Tretë (3GPP) gjithashtu kanë punuar me aktorë të industrisë për të promovuar specifikimet e sigurimit të NESAS (Skema e Sigurimit të Pajisjeve të Rrjetit) dhe certifikimet e pavarura. Këto linja bazë kanë marrë një pranim të gjerë në industri dhe do të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe vlerësimin e rrjeteve të sigurta.

Në eventin e mbajtur, Huawei gjithashtu prezantoi themelet në të cilat bazohet siguria kibernetike, kulmi i  një përvoje prej më shumë se një dekade në menaxhimin e sigurisë së produktit, duke përfshirë një gamë të gjerë të rregullatorëve të jashtëm, të standardeve teknike dhe kërkesave rregullatore. Këto ndihmojnë në sigurimin e cilësisë, sigurisë dhe besueshmërisë së produkteve të kompanisë.

Lexo: Women4Cyber Albania dhe Huawei lançuan me sukses iniciativën inovative #Huawei4HER

Përgjatë viteve, Huawei ka ndërtuar më shumë se 1500 rrjete që lidhin më shumë se tre miliardë njerëz në 170 vende dhe rajone. Asnjëri prej këtyre rrjeteve nuk ka përjetuar ndonjëherë ndonjë incident të madh.

Aktualisht industrisë i mungon ende një qasje e bazuar në standarde, e koordinuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për drejtimin, aftësitë teknike, certifikimin dhe bashkëpunimin.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0