Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, shtohen 23 barna të reja në terapitë e mjekimit - Business Magazine Albania

Miratohet Lista e re e Barnave të Rimbursueshme, shtohen 23 barna të reja në terapitë e mjekimit

Lista e re e Barnave të Rimbursueshme

Listën e Barnave të Rimbursueshme 2021 janë shtuar 23 barna të reja që e çojnë në 1191 listën e alternativave të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike.

Vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë.

Në listë përfshihen barna, të cilat trajtojnë dhe mbajnë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare duke ofruar alternativa mjekimi bashkëkohore në mënyrë që të shmangin komplikacionet dhe të rrisin cilësinë e jetesës dhe jetëgjatësinë.

Në listë janë përfshirë edhe barna inovative për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive, gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e COVID-19.

Lexoni: Mjekimi i të sëmurëve me Covid ’19, i rimbursueshëm

Pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të një tjetër medikamenti për parandalimin e komplikacioneve të rënda nga sëmundja.

Me barnat e reja që i shtohen listës parashikohet të përfitojnë falas rreth 6,000 pacientë në vit.

Lista e re e Barnave të Rimbursueshme përmban 1,191 alternativa tregtare ose 340 principe aktive.

Edhe këtë vit në Listën e Barnave të Rimbursueshme përfshihen barna me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proces negocimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues.

Fondi në dispozicion për LBR 2021 është 107 milionë dollarë, duke garantuar një paketë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike.

Nga Lista e Barnave të Rimbursueshme përfitojnë barnat falas mbi 450,000 pacientë në vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0