Mjekimi i të sëmurëve me Covid '19, i rimbursueshëm - Business Magazine Albania

Mjekimi i të sëmurëve me Covid ’19, i rimbursueshëm

rimbursim

Është miratuar tashmë rimbursimi i mjekimit për të sëmurët me COVID ’19. Vendimi i Këshillit të Ministrave vlen për personat që do të trajtohen në shtëpi. Për formën e lehtë të sëmundjes rimbursimi është parashikuar në vlerën e 1 mijë e 650 lekëve, ndërsa një formë më e rëndë e infentimit do të rimbursohet deri në vlervn 10 mijë e 900 lekë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që rimbursimi të kryhet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë përbëhet nga dy skema trajtimi në varësi të formës së sëmundjes. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e parë të trajtimit, ku bën pjesë forma e lehtë do të jetë jo më shumë se 1 mijë e 650 lekë. Ndërsa për formën e mesme të sëmundjes vlera e rimbursimit të medikamenteve do të jetë jo më shumë se 10 mijë e 900 lekë.

Receta e rimbursimit për personat e diagnostikuar pozitiv me koronavirus do të lëshohet nga mjeku i familjes sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. E gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0