Facebook pezullon Trump deri në vitin 2023, ndryshon rregullat për udhëheqësit botërorë - Business Magazine Albania

Facebook pezullon Trump deri në vitin 2023, ndryshon rregullat për udhëheqësit botërorë

udhëheqësit botërorë

Facebook pezulloi ish Presidentin e SHBA Donald Trump të paktën deri në janar të 2023 dhe njoftoi ndryshime në mënyrën se si do të trajtojë liderët botërorë që thyejnë rregullat në platformën e tij.

Facebook kishte çaktivizuar llogarinë e Trump një ditë pas trazirave vdekjeprurëse të 6 Janarit në Capitol Hill, duke thënë se ai kishte nxitur dhunë. Ky pezullim do të zgjasë të paktën dy vjet nga data e bllokimit fillestar dhe do të hiqet vetëm nëse rreziku për sigurinë publike nuk ekziston, tha Facebook të Premten.

Trump kritikoi vendimin si një formë censure dhe një fyerje ndaj votuesve të tij. Kjo kronologji e re i mohon republikanit Trump aksesin në median sociale përpara zgjedhjeve të kongresit të nëntorit 2022. Sidoqoftë, kjo do të thotë se ai do të mund të kthehet në Facebook përpara zgjedhje të ardhshme presidenciale në fund të 2024.

Trump është çaktivizuar përgjithmonë nga Twitter dhe mbetet i pezulluar nga YouTube pas trazirave. Trump, i cili mbylli këtë javë blogun e tij të lançuar së fundmi, pritet të hapë platformën e tij personale.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e rrethanave që çuan në pezullimin e Z. Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë dënimin më të lartë të disponueshëm sipas protokolleve të reja të zbatimit,” tha kreu i çështjeve globale të Facebook Nick Clegg në një postim.

Në një deklaratë të Premten, Trump kritikoi vendimin dhe tha se: “Vendimi i Facebook është një fyerje për shumë persona, të cilët votuan për ne në Zgjedhjet Presidenciale të 2020. Ata nuk duhet të lejojnë të largohemi nga ky censurim në heshtje. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim!”

Trump shtoi, “Herën tjetër kur të jem në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë më darka me Mark Zuckerberg dhe gruan e tij. Do të jetë e gjitha për biznes!”

Facebook  do të punojë me ekspertët e tij për të vendosur kur rreziku i sigurisë publike të jetë qetësuar që Trump të rikthehet në platformat e tij.

Lexoni: Facebook ndërpret trajtimin e veçantë për politikanët

Ndryshimet e politikave brenda Facebook

Kompanitë e mediave sociale janë marrë gjatë viteve të fundit me mënyrën se si të trajtojnë udhëheqësit botërorë dhe politikanët që shkelin udhëzimet e tyre.

Vendimi i Facebook mbi Trump dhe ndryshimet e reja të politikave mund të kenë pasoja të mëdha për mënyrën se si rrjeti social trajton udhëheqësit dhe zyrtarët botërorë që shkelin rregullat brenda shërbimeve të tij. Zëdhënës nga Facebook thanë se figurat publike që shkelin rregullat e tij duke nxitur ose manifestuar dhunë të vazhdueshme ose trazira civile mund të kufizohen për periudha që variojnë nga një muaj në dy vjet.

Kompanitë e mediave sociale janë përballur me thirrje të shumta nga disa grupe të të drejtave dhe aktivistë për të qenë më të qëndrueshëm në qasjen e tyre ndaj udhëheqësve të tjerë që kanë shkelur ose abuzuar me rregullat e tyre. Lideri Suprem i Iranit, Aliut Ali Khamenei, Presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe ligjvënësit në partinë qeverisëse të Indisë janë nën mbikëqyrje gjithashtu.

/reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0