Pas mbylljes me sukses të konferencës Albanian Dreamin’ në një intervistë NY Elite Press në New York, i përgjigjet pyetjeve të mëposhtme për të shuar kuriozitetin e të gjithë audiencës.
Cili ishte qëllimi i konferencës?
Albanian Dreamin’ u organizua për vitin e dytë rradhazi me një vizion të perbashkët që është të fuqizohen të rinjtë në programet Salesforce, nëpërmjet bashkëpunimit, edukimit, rrjetëzimit dhe ndarjen e njohurive për të përmirësuar forcën punëtore dhe profesionalizmin në vend.
Cilat ishin temat kryesore që u trajtuan?
Për t’i shërbyer qëllimit të kësaj konference u adresuan temat e Inovacionit të Teknologjisë Globale, si: një hyrje të përgjithshme rreth Salesforce, çfarë është Sistemi CRM. Pjesëmarrësit u njohën me aplikacionin “OrgCheck”, një aplikacion i Salesforce, i instalueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur nga ata që duan të analizojnë shpejt organizatën dhe borxhin teknik të organizatës apo biznesit. Një tjetër temësynoi t’i japë përgjigje se çfarë është të jesh një konsulent i nivelit të lartë për Salesforce – duke punuar në projekte të shumëfishta, ndërsa kupton dhe zgjidh problemet e biznesit. Rëndësi dhe interes të veçantë patën dhe temat si: pse Inteligjenca Emocionale është e rëndesishme për Lidershipin dhe vitale në Botën e Teknologjisë, trajtimi i disa nga aftësitë kryesore të marketingut digjital për të arritur suksesin në karrierë dhe biznes.
Lexo: 7 cilësi që dallojnë performuesit e lartë nga të tjerët
A mendon se e arritët misionin me këtë konferencë?
Me modesti besojmë që kemi arritur të organizojmë një konferencë të frytshme duke sjellë shembuj suksesi dhe eksperienca nga ekspertë te fushës, kombëtare dhe ndërkombëtarë për të kontribuar dhe për të qënë shtyse për individët e rinj që të zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe profesionale përmes punës në mjedisin ndërkombëtar.
A mund të përmendni disa nga organizatorët dhe bashkëpunuesit për realizimin me sukses të konferencës?
Mbështetësi jonë kryesor në realizimin e ketij eventi është kompania Amerikane Salesforce, dhe dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë, pa të cilët do të ishte e pamundur realizimi i kësaj konference, kontribut të veçantë u atribohet folësve për kohën, mendimet dhe eskperiencat e tyre që ndanë me ne dhe të gjithë pjesmarrësit, por jo me pak i rëndësishëm është kontributi i artistëve që ishin të ftuar duke e bërë konferencën edhe më interesante.
Cilët nga mysafirët e ftuar do veçonit nga konferenca?
Të gjithë mysafirët tanë patën një peshë tepër të veçantë, Anila Bashllari, Sudha Sundaraman, Ina Qato, Senada Mehmeti, Enkelejda Hoxha, Hurma Vasku, Sara Sali, Vincent Finet, Erion Nako, Oltion Osmani, Qendrim Hoxha, Houssam Saoudy,Gaurav Kheterpal, Dorian Kane,Klevis Delibashi, Rei Gjata, duke sjellë një diversitet tematikash dhe mesazhe edukuese për të rinjtë.
Si u prit kjo konferencë nga të rinjtë? Sa pjesëmarrës kishte dhe ku u realizua?
Konferenca u prit me shumë interes nga të rinjtë, këtë e tregon dhe numri i lartë i pjesmarrësve, me një audience prej 250 persona të cilët e ndoqën eventin online dhe 80 person ishin të pranishëm fizikisht. Eventi u mbajt “Te Stela Resort”, një ndër ambjentet me kapacitet më të larte në Tiranë, me qëllim respektimin e masave Anti- covid.
Çfarë roli mendon se luan kjo konferencë në edukimin dhe trajnimin profesional të rinisë shqiptare?
Ne mendojmë që kjo Konferencë luan një rol thelbesor në ardhjen në ndihmë për individët e rinj për të realizuar potencialin e tyre, për të punuar me potencialin e të rinjve dhe për t’i dhënë çdo të riu një mundësi të bëhet një udhëheqës dhe krijues i ndryshimeve në komunitetin e tij / saj për të jetuar në botën ku të rinjtë e gjeneratës së re do të zbatojnë aftësitë e ndryshimit për të zgjidhur problemet komplekse të shoqërive tona.
Lexo: The Economist: Një boom gjigand investimesh po vjen
Si mund ta krahasoni këtë konferencë me vitin e kaluar? Po me organizatat motra në rajon?
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ky vit ishte plot sfida, risi dhe veshtirësi për shkak te situatës që u gjend e gjithe bota, me Covid-19, edhe pse tashmë do ta risillnim për herë të dytë këtë lloj eventi ndërkombëtar për ne do të ishte një përvojë e re duke qënë se audienca më e madhe do të na ndiqte online. Shumë të interesuar nga vende të tjera të Globit kishin shprehur dëshirën për të qënë prezent në Konferencë sikundër në vitin 2020 ku patëm me shumë se 300 të ftuar fizikisht, por për shkak të kufizimeve në lëvizje kjo nuk u bë e mundur.
Persa i përket Organizatave simotra në Rajon, Kosova në datën 5 Qershor do të mbajë për herë të parë Konferencën Dreamin, shpresojmë të jemi një shembull dhe ogur i mbarë në vazhdim për suksesin e ardhshëm.
Me çfarë planesh apo aktivitete të tjera po merreni tani?
Jemi në përgatitje e sipër për organizimin e eventit tonë të rradhës LEAP IN Conference e cila do të mbahet në vjeshtë.
Gjithashtu jemi pjesë e disa projekteve ndër të cilat mund të përmendim OGP Local ku në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të mundohemi të arrijmë qëllimin e projektit për një Bashki më transparente dhe më afër qytetarëve të saj.
Lexo: Uber ndryshon politikë, arrin marrëveshje me një sindikatë
Projekte të tjera përfshijnë fushën e IT, Fuqizimin e femrave, Balancën gjinore, Leadership-in, sipërmarrjen, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.