7 cilësi që dallojnë performuesit e lartë nga të tjerët - Business Magazine Albania

7 cilësi që dallojnë performuesit e lartë nga të tjerët

cilësi

Nga Anila Bashllari, Coach, Mentor

Do ta filloja me thënien: “Nëse dëshiron të arrish diçka që nuk e ke pasur kurrë duhet të bësh diçka që nuk e ke bërë kurrë”.

Dhe nëse dëshironi të keni një performancë të lartë duhet të filloni të bëni tuajat këto cilësi:

Lexo: DITË TË MIRA DHE DITË TË KËQIJA! DO TË REAGONIT APO DO TË PËRGJIGJESHIT?

  1. Qartësi: Performuesit e lartë kanë një qartësi lazer se ku duan të arrijnë; cilat janë objektivat e tyre; i vizualizojnë çdo ditë të paktën për 20 minuta (kryesisht sapo zgjohen nga gjumi) dhe duke përjetuar emocionet e realizimit të objektivave 100% të angazhuar në realizimin e tyre.
  2. Efiçentë: përformuesit e lartë eleminojnë shpërqëndrimet dhe ndërprerjet gjatë ditës duke rritur kështu thellësinë e mendimit; cilësinë e punës dhe mbi të gjitha arritjen e afateve.
  3. Janë fanatikë të axhendës së tyre: Më kujtohet një shprehje që “Nëse nuk do të planifikosh axhendën tënde do ta planifikojnë të tjerët për ty”. Performuesit e lartë mbrojnë kohën e tyre duke planifikuar në avancë, duke filluar me prioritetet dhe deleguar përgjegjësitë kur janë të bindur që punonjësi mund të kryejë 70-80% të punës së ngarkuar pa supervizim.
  4. Janë energjikë: Mentori im prej vitin 2012 Brendon Burchardpërmend vazhdimisht shprehjen “Ne nuk jemi hidrocental por gjenerojme energji”. Përformuesit e lartë janë të shëndetshëm dhe fit duke u kujdesuar për 4 dimensionet e tyre: fizik, mental, emocional dhe shpirtëror. Ato kujdesen për cilësinë e ushqimit që i japin trupit të tyre; mendimet që përcaktojnë zgjedhjet dhe rezultatet; pranimin dhe proçesimin e emocioneve si dhe ushqimin shpirtëror.
  5. Performuesit e lartë janë endërrimtarë, të guximshëm, mendjehapur dhe të angazhuar drejt ndryshimit.
  6. Zgjedhin me kujdes rrethin e njerëzve më të cilët investojnë kohën e tyre.
  7. Janë elastikë dhe u përgjigjen situatave në vend që të reagojnë ndaj tyre; janë këmbëngulës dhe nuk heqin dorë lehtë edhe kur “rrëzohen” apo nuk ia dalin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0