Zyra e Bashkimit Evropian për luftën kundër mashtrimit financiar ka paralajmëruar qeveritë e vendeve të BE-së duhet të jenë të kujdesshme ndaj mashtruesve që ofrojnë vaksina false për COVID-19. Komentet bëhen ndërkohë që Bashkimi Evropian përpiqet të fillojë imunizimin në masë tani që bllokimet po dëmtojnë rëndë ekonominë e bllokut.
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit Financiar (OLAF) tha se ishte në dijeni të raporteve për mashtrues që po përpiqen të shesin vaksina në BE, duke përfshirë vaksina të rreme. Zyra tha në një deklaratë se fjala është për operacione të organizuara për të mashtruar autoritetet kombëtare që kërkojnë të rritin ritmin e vaksinimit për të mbajtur të sigurt qytetarët e tyre.
LEXO: Eksperimenti; shkencëtarët po shqyrtojnë përzierjen e dy vaksinave anti-Covid
BE-ja synon të vaksinojë 70% të popullsisë së saj të rritur deri në fund të verës, një objektiv i vështirë për shkak se fushata e vaksinimit është goditur nga vonesat dhe ndërprerjet e furnizimit. Zyra tha se që nga hapja e hetimit marsin e kaluar, ajo kishte ndihmuar në identifikimin e mbi 1.000 operacioneve të dyshimta dhe sekuestrimin e mbi 14 milionë artikujve, duke përfshirë maska difektoze dhe komplete të rreme testimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.