Amazon pa Jeff Bezos. Ç'do të thotë kjo? - Business Magazine Albania

Amazon pa Jeff Bezos. Ç’do të thotë kjo?

Amazon është Jeff Bezos. Kompania është ndërtuar mbi idetë dhe idealet e tij, dhe strategjia e saj pasqyron trurin e tij të fiksuar pas numrave. Bezos është orakulli prapa një sërë parimesh dhe mekanizmash që qeverisin kompaninë e tij. Ata quhen “Jeff-isms” për një arsye.

Tani pas 27 vitesh, Shefi ekzekutiv (CEO) i Amazon, Jeff Bezos ka vendosur të tërhiqet këtë vit nga kjo detyrë, për t’u bërë “kryetar ekzekutiv” (executive chairman).

Dallimi mes një CEO dhe një “executive chairman”:

CEO është vendimmarrësi kryesor i një kompanie, dhe të gjithë drejtuesit e tjerë i përgjigjen atij ose asaj. Kryetari ekzekutiv i një kompanie është kreu i bordit të drejtorëve. Bordi zgjidhet nga aksionarët dhe është përgjegjës për mbrojtjen e interesave të investitorëve, siç janë përfitimi dhe stabiliteti i kompanisë.

57-vjeçari, themelues i Amazon, tha se ishte koha e duhur për ta bërë këtë lëvizje, e cila do ndodhë në tremujorin e tretë të vitit.

Në një letër drejtuar stafit, Bezos thotë se ai do vazhdojë të jetë “i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon”, por do ta kthente vëmendjen më shumë nga iniciativat e tij personale të ndryshimit të klimës dhe nga kompania e kërkimit në hapësirë, Blue Origin, si dhe gazeta Washington që ai zotëron.

Jeff Bezos ka qenë CEO i Amazon që nga themelimi i saj në 1994-ën, duke u bërë një nga njerëzit më të pasur në botë me një vlerë të tanishme prej gati 200 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

Pasojat e këtij vendimi:

Fillimisht, një moment vlerësimi. Në vitin 1994, Bezos ishte një ‘’nerd’’ financiar i Wall Street i cili vuri bast se interneti do të ishte një shpikje madhe dhe se librat ishin vendi më i mirë për të filluar. Rezultoi se ai kishte të drejtë. Dhe pastaj ai kishte përsëri të drejtë shumë herë pas kësaj.

Kompania që ai krijoi tashmë vlen 1.7 trilionë dollarë, ose më shumë se katër Walmarts. Amazon ndryshoi kuptimin e fjalës ‘’pazar’’, riformatoi industritë nga ushqimet deri te pjesët kompjuterike, punësoi njerëz me një normë të pakrahasueshme në histori dhe frikëson pothuajse çdo industri në planet. Bezos është një meme në internet dhe më i kërkuari për kopertina revistash, subjekt magjepsës dhe i preferuar në ambientet e biznesit dhe gjithashtu (për disa ditë) personi më i pasur në botë.

Bezos është ende në krye por… Bezos nuk ka ndërmend të pushojë. Pozicioni i tij i ri, kryetar ekzekutiv i bordit, nënkupton që ai do të luajë ende një rol kryesor në kompani dhe do të ketë dorë në vendimet kryesore.

Mirupafshim apo lamtumirë? Ekzistojnë dy mënyra për të tu tërhequr nga CEO: Ish-shefi qëndron rrotull – të paktën për një kohë – për të zbutur tranzicionin dhe për të dhënë këshilla, ose ai zhduket. Amazon po bën të parën, ashtu si Disney dhe Oracle.

LEXO: Jeff Bezos largohet nga pozicioni i shefit ekzekutiv të Amazon

Është e vështirë të dihet se cila rrugë është më e mirë, por hija e themeluesit vazhdon të qëndrojë. Padyshim, Google vuajti kur bashkëthemeluesi i saj Larry Page qëndroi për vite me radhë si një shef amorf mbi bosët pasi ai hoqi dorë nga posti i CEO në 2015 . Kur Satya Nadella mori detyrën e Microsoft-it, dukej sikur paraardhësit e tij, Steve Ballmer dhe Bill Gates, do të kishin ende një dorë te vendimet. Ishte më mirë për të dhe Microsoft që në heshtje të tërhiqeshin.

Pse tani? Bezos admirohet aq gjerësisht sa ai ka qenë në gjendje të merrej me projekte te tjerë si udhëtimet në hapësirë, të blinte një gazetë , të merrte një rol në një film “Star Trek” , të luante badminton dhe të drejtojë Amazon ashtu siç dëshironte. Bezos thotë se ai dëshiron t’i kushtojë më shumë vëmendje tani projekteve futuriste dhe interesave të tij të tjerë, por Elon Musk e ka bërë atë dhe ka qëndruar CEO i Tesla.

Amazon me Bezos në krye ka qenë një nga kompanitë më ambicioze në botë. Është një dritare për pothuajse çdo industri, ekonominë dhe të ardhmen e vendeve të punës. Amazon definitivisht nuk do të bëhet e mërzitshme vetëm sepse Bezos nuk do të jetë më CEO. Por është gjithashtu e vështirë të parashikosh se çfarë do të bëhet një Amazon pa Bezos.

NYT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0