Jeff Bezos largohet nga pozicioni i shefit ekzekutiv të Amazon - Business Magazine Albania

Jeff Bezos largohet nga pozicioni i shefit ekzekutiv të Amazon

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos do të tërhiqet nga posti drejtues si shefi ekzekutiv i gjigandit të tregtisë elektronike që ai themeloi në garazhin e tij gati 30 vjet më parë. Ai do të bëhet anëtar ekzekutiv bordi ,një lëvizje që do t’i japë “kohë dhe energji” për t’u përqendruar në sipërmarrjet e tij të tjera.

Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht drejton biznesin e informatikës në Amazon. Kompania tha se ndryshimi do të ndodhë në 6 mujorin e dytë të vitit 2021.

Në një letër drejtuar stafit të Amazon ditën e marte ai u shpreh se si Kryetar i bordit Ekzekutiv  do të qëndronte i angazhuar në iniciativa të rëndësishme të Amazon, por gjithashtu do të gjente kohën dhe energjinë e nevojshme për t’u përqendruar në Fondin Dita 1, Fondin e Tokës Bezos, Blue Origin, Washington Post dhe pasionet e e tij të tjera,

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë energji por ky fakt nuk ka të bëjë me dorëheqjen. Jam jashtëzakonisht i a pasionuar pas ndikimit që mendoj se mund të kenë këto organizata në të ardhmen.” – shkruan ndër të tjera në letër Bezos.

NYT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0