Panairi Virtual rreth universiteteve në Suedi – “Study in Sweden” 14 Janar, ora 14:00 – 17:00 - Business Magazine Albania

Panairi Virtual rreth universiteteve në Suedi – “Study in Sweden” 14 Janar, ora 14:00 – 17:00

Panairi Virtual

Mësoni më shumë rreth universiteteve në Suedi, programeve studimore dhe bursave që ofrohen!

Janë të shumtë ata që mendojnë të ndjekin studimet bachelor apo master në Suedi, që nga studentët që sapo kanë përfunduar studimet e shkollës së mesme dhe dëshirojnë të vazhdojnë arsimimin e lartë, e deri te profesionistët me eksperiencë që dëshirojnë të zhvillohen në rrugën e tyre akademike. Arsimi i lartë është pozitiv për zhvillimin profesional të një individi dhe rrit aftësinë e tij konkurruese në tregun e punës. Studentët  kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre ndërkulturore dhe gjuhësore, duke studiuar në një shtet multikulturor si Suedia.

Fakte dhe shifra të arsimit të lartë në Suedi

  • Suedia ësht ndër 15 destinacionet më të preferuara nga studentët shqiptarë, për të studiuar jashtë vendit
  • Numri i studentëve që studiojnë në Suedi çdo vit: 357 000
  • Numri i programeve që ofrohen në nivel Bachelor dhe Master: më shumë se 4000
  • Numri i programeve që ofrohen në anglisht në nivel Bachelor dhe Master: më shumë se 700
  • Shuma maksimale e financimit studentor në vit e disponueshme për një student me kohë të plotë (kombinim i granteve dhe huave): 90 240 SEK
  • Numri i studentëve që kryejnë studime në distancë: 68 000

Dëshironi të studioni në Suedi ? Keni mbaruar studimet bachelor dhe nuk keni zgjedhur akoma universitetin ku do të vazhdoni studimet master ? 

University West Sweden është themeluar në vitin 1990 dhe gjendet në qytetin Trollhättan qe është i rrethuar nga një natyre e bukur vetëm 35 minuta larg Gothenburg. Në këtë qytet ndodhen disa nga kompanitë më të mira teknologjike aq sa 90 % e aeroplaneve në botë përmbajnë pjesë të prodhuara në Trollhättan.

University West në bashkëpunim me komunitetin e biznesit dhe shoqërinë po krijon dhe shpërndan njohuri, aftësi, ekspertizë dhe mësim. Është pikërisht ky bashkëveprim midis universitetit dhe komunitetit të biznesit që krijon njohuri më të mira dhe gjen zgjidhje për problemet dhe zhvillimet që i përgjigjen nevojave të së ardhmes. University West është vendi ku kërkimi shkencor, biznesi dhe edukimi bëhen bashkë.

Programet master në University West Sweden

  • Finance
  • International Business
  • IT & Management
  • Work Integrated Political Studies Manufacturing Engineering
  • Robotics and Automation
  • Child and Youth Studies.

Informacion i përgjithshëm

  • Numri i studentëve: 15.000
  • Kohëzgjatja e studimeve: Programet master, 1-2 vjet
  • Tarifa e shkollimit: 10,600 EU – 12,100 EU
  • Ofrohen bursa deri në 25%
  • Kampusi: Trollhättan

Përse University West, Sweden ?

  • Mësim praktik i integruar ( Work Integrated Learning )
  • Programe master në Anglisht
  • Kampus inovativ me infrastrukturën më të fundit teknologjike
  • Bursë deri në 3,000 euro

Apliko deri më 1 Shkurt! Përfito 3000 Euro Bursë!

Përse Suedinë – Mos zgjidh thjesht një vend , zgjidh të ardhmen!

Arsyet pse duhet të zgjidhni Suedinë si një destinacion për të vazhduar studimet janë të shumta, por ne po ju rendisim pesë arsyet kryesore

  1. Kreativiteti është thelbësor 

Kjo pavarësi e mendjes dhe fakti që të gjithë mund ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet janë dy nga arsyet pse Suedia renditet në mesin e kombeve më inovative në botë. Një tjetër është se investimet në kërkime janë ndër më të lartat në botë në raport me GDP-në.

  1. Cilësia e arsimit 

Suedia ka një histori të gjatë dhe krenare të përsosmërisë akademike dhe përkundër popullsisë së saj relativisht të vogël, ajo është shtëpia e disa prej universiteteve më të mira në botë.

I gjithë sistemi i arsimit të lartë suedez renditet si një nga më të mirët në botë, dhe disa universitete suedeze janë renditur nga Times High Education dhe Renditja Akademike e Universiteteve Botërore si ndër më të mirët në botë.

  1. Ndërgjegjësimi mjedisor është në fokus

Çështjet mjedisore janë prioritet i lartë, dhe Suedia është cilësuar vendi më i qëndrueshëm në botë për përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Suedia është duke synuar prodhimin 100 përqind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2040.

Suedia është e pastër , e sigurt dhe standardi i jetesës është i lartë.

  1. Do të mësoni aftësi për një karrierë globale 

Cila është gjëja më e rëndësishme që ju nevojitet për sukses në karrierën tuaj?

Sipas një studimi global të CEO-ve, është krijimtaria. Studimet në Suedi do t’ju nxisin kreativitetin, së bashku me aftësi të tjera shumë të kërkuara në treg, si përshëmbull mënyra për të kombinuar teorinë dhe praktikën, dhe si të menaxhoni situatat komplekse, kur nuk ka zgjidhje të lehtë.

Shumë programe të diplomave në Suedi përfshijnë praktikën, të cilat janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të marrë përvojë në botën reale ndërsa ndërtoni rrjetin tuaj profesional.

Lexo: Ballkani Perëndimor dhe BE-ja zotohen për më shumë arsim, trajnim, kërkim, inovacion dhe kulturë

Nëse jeni të interesuar të hulumtoni, bërja e një masteri në Suedi mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të njohur kontaktet që ju duhet të vazhdoni dhe të bëni një doktoratë.

  1. Ambjent i përshtatshëm për studentët ndërkombëtare  

Të gjithë flasin anglisht – Suedia renditet rregullisht si një nga vendet më të mira në botë për folësit jo-vendas të anglishtes. Kjo do të thotë që nuk është e nevojshme të flisni ndonjë Suedisht për të studiuar këtu.

Transporti publik është i përhapur. Rrjeti i gjerë i autobusëve, trenave, metrosë, tramvajeve, varkave, aeroplanëve dhe më shumë mund të ju çojë kudo që dëshironi të shkoni, pa makina.

Studentët ndërkombëtarë mund të punojnë në Suedi. Megjithëse studimet tuaja janë përparësia juaj numër një, nuk ka asnjë kufi ligjor në sasinë e orëve që studentët ndërkombëtarë mund të punojnë gjatë studimeve të tyre. Pas mbarimit të studimeve, mund të aplikoni për të zgjatur lejen tuaj të qëndrimit për të kërkuar punë deri në gjashtë muaj.

Si të regjistroheni për Panairin Virtual – “Study in Sweden”

Panairi Virtual “Studio në Suedi” do të zhvillohet më 14 janar nga ora 14:00 – 17:00, në platformën virtuale Brazen. Regjistrimi i vizitorëve për panairin virtual mund të bëhet duke hyrë në linkun:

https://app.brazenconnect.com/a/world-education/e/21Ly2

Lista e institucioneve pjesëmarrëse, si dhe informacione shtesë në lidhje me panairin virtual mund të gjenden në: https://integral.al/universitywest_sweden_2020

Pjesëmarrësit në këtë event do të kenë mundësinë të takohen virtualisht, nëpërmjet video live chat me përfaqësuesin e University West, Sweden dhe të informohen rreth programeve të ndryshme të studimit, mënyres së aplikimit, tarifave si dhe bursave. Përvec panelit të universitetit në platformë ekziston edhe një panelë kushtuar këshillimit te karrieres, ku vizitorët mund të flasin me ekspertët e arsimit të Integral Educational Programs, të bëjnë pyetje ose të caktojnë një sesion konsultimi. Gjithashtu, ju mund të përdorni materiale të ndryshme këshilluese, por edhe materiale të institucioneve pjesëmarrëse.

Regjistrimi është falas!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0