BERZH financon 100 milionë Euro garanci në kreditë e Raiffeisen Bank Albania - Business Magazine Albania

BERZH financon 100 milionë Euro garanci në kreditë e Raiffeisen Bank Albania

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Raiffeisen Bank International (RBI), dhe  Raiffeisen Bank Albania (RBAL) bashkojnë forcat për të rritur huadhënien ndaj bizneseve shqiptare ndërsa vendi përballet me impaktin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Nën mekanizmin e ri inovativ “Garanci për Rritje”, BERZH do të ofrojë një garanci për RBAL deri në 100 milionë Euro. RBAL do t’i përdorë kapacitetet e cliruara nga ky angazhim për të rritur huadhënien në ekonominë reale për një vlerë të shumëfishuar të garancisë.

Huatë nën këtë program do të përqëndrohen në mbështetjen e biznesit të vogël, i cili është një segment kyc për ekonominë shqiptare. Të paktën 10 milionë Euro do të jepen për projekte të gjelbra në mbështetje të rritjes së qëndrueshme dhe gjithë-përfshirëse të vendit.

Krahas kësaj, BERZH do të prezantojë një program të dedikuar bashkëpunimi teknik me Bankën e Shqipërisë të fokusuar në përmirësimin e kuadrit rregullator të bankave në vend në përputhje me standardet e bankave në Bashkimin Europian. Programi mbështetet nga Fondi për Bashkëpunim Teknik- Luksemburg-ODA në kuadër të punës së kryer nën programin Vienna Initiative ku BERZH është e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendeve europiane në zhvillim duke promovuar njehsimin e kuadrit rregullator të bankave me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Jürgen Rigterink, Zëvendës President i BERZH tha: “BERZH është e lumtur të prezantojë një produkt që adreson problematikat kryesore për përmirësimin e qasjes në financime në një kohë kur ruajtja e stabilitetit të biznesve është më e rëndësishme se kurrë. Ne jemi të lumtur për këtë bashkëpunim me partnerin tonë të vjetër Raiffeisen. Besimi i krijuar në shumë vite bashkëpunimi na mundëson të hedhim një hap të madh përpara dhe jemi të sigurtë se e sotshmja shënon fillimin e një tjetër iniciative të përbashkët.”

“Ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë me BERZH për këtë produkt inovativ që mbështet ekonominë reale në rajon dhe ndihmon në financimin e projekteve me impakt social e mjedisor” tha Drejtori i Përgjithshëm i RBI Johann Strobl, “Bashkëpunimi ynë dëshmon për fuqinë dhe përfitimet që rrjedhin prej këtij bashkëpunimi dhe të menduarit jashtë standardeve në kohë krizash kur nevojiten zgjidhje të shpejta dhe efektive.”

Lexo: Sektori bankar ka 48 miliardë lekë kredi me probleme

Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Albania, tha: “Ne jemi të lumtur për këtë partneritet me BERZH për këtë projekt inovativ. Aftësia e bankave lokale për të mbështetur rritjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe korporatave, të cilat janë shtylla të rëndësishme të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor shpesh kufizohet nga rregullat në fuqi. Programi do të rrisë kapacitetet huadhënëse të RBAL në sektorin privat në përputhje me nevojat financiare të klientëve të përzgjedhur. Krahas kësaj, përmes marrëveshjes ne do mund të rrisin mbështetjen tonë kundrejt financimit të teknologjive të gjelbra në Shqipëri dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend.”

BERZH ka investuar 1.5 miliardë Euro në 104 projekte në Shqipëri. Strategjia e Bankës përqëndrohet në qeverisjen e mirë, konkurueshmërinë e sektorit privat dhe përfshirjen, diversifikimin e energjisë dhe tranzicionin drejt emetimeve të ulëta të karbonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0