8 shprehje frymëzuese nga Martin Luther King

8 shprehje frymëzuese nga Martin Luther King


Udhëheqësi i të drejtave civile Martin Luther King Jr. ishte vetëm 39 vjeç kur u vra 50 vjet më parë, më 4 Prill të vitit 1968, por vlerat që ai kishte – pranimi, barazia, protestat jo të dhunshme – kanë bërë jehonë gjatë pesë dekadave që pasuan.

Fjalimet e tij ishin të guximshme, triumfuese dhe prekëse. Pasi perfeksionisti foli, miliona njerëz dëgjuan.

Lexoni: 13 thënie nga Stephen Hawking që do t’iu motivojnë të bëni gjëra të mëdha

Këto janë disa nga shprehjet më frymëzuese që aktivisti tha gjatë jetës së tij të shkurtër.

Jetës sonë fillon t’i vijë fundi, ditën që ne heshtim për gjërat që kanë rëndësi.

Vlerësimi përfundimtar i një personi nuk është aty ku qëndron në momente komoditeti, por aty ku ai qëndron në kohë sfidash dhe polemikash.

Funksioni i edukimit është të na mësojë të mendojmë intesivisht dhe në mënyrë kritike. Inteligjencë plus karakter – ky është qëllimi i edukimit të vërtetë.

Pyetja më e vazhdueshme dhe urgjente e jetës është: ‘Çfarë po bën për të tjerët?’

Asnjëherë mos iu nënshtroheni tundimit të hidhërimit.

Historisë do t’i duhet të regjistrojë se tragjedia më e madhe e luftërave të periudhave të tranzicionit social nuk është zhurma e njerëzve të këqij, por heshtja e tmerrshme e njerëzve të mirë.

Kundër-dhuna është një armë e fuqishme dhe e drejtë. Në të vërtetë, kjo është një armë e veçantë në histori, e cila fisnikëron njeriun që e zotëron atë.

Vendi më i nxehtë në ferr është i rezervuar për ata që mbeten neutralë në kohët e konfliktit të madh moral.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0