8 shërbime të QKB-së që tashmë i bëni vetëm online - Business Magazine Albania

8 shërbime të QKB-së që tashmë i bëni vetëm online


8 shërbime të sportelit të Qendrës Kombëtare të Biznesit mund të merren vetëm online. Këtu përfshihen edhe veprime si regjistrimi fillestar i biznesit apo aplikime për leje dhe licenca.

Këto shërbime do të merren nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.

Sipas Urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat e regjistrimit, licencimit dhe publikimit në mënyrë elektronike” nga 1 Janari i këtij viti ju mund të merrni vetëm përmes sportilit elektronik këto shërbime të QKB-së:

  • Aplikim për regjistrim fillestar dhe ndryshim të të dhënave të regjistrimit të personit fizik; shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta; shoqërive aksionare (sha); të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja.
  • Aplikim për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raportit të auditimit.
  • Aplikim për regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike.
  • Kërkesë për lëshim ekstrakti të thjeshtë/historik.
  • Certifikatë regjistrimi.
  • Aplikim për pajisje me leje/licencë
  • Lëshim tituli
  • Revokim vullnetar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0