Në këtë vit të pazakontë, marketerët kanë mbledhur disa leksione të vlefshme për të qëndruar pranë klientëve.
2020 ka qenë një vit sfidash në fronte të shumëfishta, nga pandemia Covid-19, te protestat racore të padrejtësisë, te zgjedhjet presidenciale shumë të diskutueshme edhe në Amerikë. Bizneseve u është dashur të përballen me ndryshime të shpejta në sjelljet e konsumatorëve, modelet e shpenzimeve. Madje shumë vetave u është dashur të rregullojnë modelet e tyre në përputhje me rrethanat.
Për të lundruar në det, drejtuesve të biznesit u është dashur të mësojnë të tregtojnë në këtë mjedis të ri të çuditshëm. Një grup sipërmarrësish ofrojnë këshillat më të mira të marketingut që kanë mësuar këtë vit.
Lexoni qëndrimet e tyre për disa mësime të vlefshme për t’i pasur parasysh në vitin 2021
1-Krijoni përmbajtje të vlefshme
Përmbajtja cilësohet “mbreti” ndër vite tashmë, por në kushtet e punës remote dhe të distancimit social, njerëzit po konsumojnë përmbajtje online më shumë se asnjëherë.
Sipërmarrjet duhet të fokusohen të krijojnë përmbajtje që është e vlefshme dhe e rëndësishme për konsumatorët e tyre.
“Një përmbajtje e shkëlqyer do të tërheqë audiencën tuaj për të vizituar websitin, dhe disa, nëse jo shumë, do të përfundojnë duke kërkuar shërbimin tuaj, ose të paktën do ta kenë në mendje biznesin tuaj”, thotë Alfredo Atanacio, bashkëthelemues i Uassist.ME.
2-Ji i gatshëm të ndryshosh
Ky vit provoi se edhe planet më të mira mund të hidhen poshtë në një kohë të ccmendur si kjo, ndaj jini të gatshëm për të ndryshuar, thotë Kevin Leyes, themelues dhe CEO i Leyes Media.
“Krijimi i ideve të biznesit dhe planifikimi rigoroz i tyre nuk nënkupton që ato duhet të kryhen në atë mënyrë”, shpjegon Leyes. “Në të kundërt, skenarët socialë mund të ndryshojnë dhe të çojnë në ndryshime në strategjitë e planifikuara. Këto ndryshime mund të jenë pozitive nëse shikohen nga perspektiva e evolucionit dhe inovacionit dhe madje mund të ofrojnë mundësinë të bëni ndryshim në kompani”.
3- Komunikoni në kohën e duhur.
Komunikimi në kohë ka rëndësi më të madhe për bizneset në një kohë kur shëndeti publik dhe klima sociale kanë ndryshuar shpesh dhe me shpejtësi. Syed Balkhi, bashkëthemelues i WPBeginner, përmend shembullin e bllokimeve globale të këtij viti.
“U bë kritike për bizneset të shtojnë informacione në mediat sociale dhe faqet e internetit dhe të sigurojnë burime për audiencat e tyre”, thotë Balkhi. “Sa më shpejt t’u përgjigjeni klientëve tuaj, aq më të lumtur do të jenë ata. Pra, investoni në staf dhe mjete për ta bërë të mundur këtë”
4-Fokusohuni në ndërtimin e një komuniteti
Beck Bamberger, themelues i BAM Communications, kujton drejtuesit e kompanive se njerëzit blejnë nga ata që besojnë. Por nga ku vjen besimi? Përgjigjia është: Komuniteti.
“Komuniteti, edhe pse i drejtuar virtualisht, krijon ndërveprime të qëndrueshme, të cilat më pas krijojnë besim”, thotë Bamberger. “Ne kemi parë fuqinë e jashtëzakonshme të komunitetit këtë vit përmes një grupi prej disa qindra njerëzve që kemi ushqyer në botën e kapitalit sipërmarrës përmes grupit tonë Slack, happy hours, evente, etj.”
5- Prodhoni video
Takimet e drejtpërdrejta kanë dale përtej dritares për pjesën më të madhe të vitit 2020, gjë që ka bërë që profesionistët të mbështeten shumë te videot. Por, mos mendoni se përdorimi juaj i videos është i kufizuar në konferencat e zoom.
“Unë kam përdorur video në të gjitha pjesët e marketingut dhe strategjisë sime të shitjes”, thotë Jean Ginzburg, themelues dhe CEO i JeanGinzburg.com. “Nga takimet në zoom, te videot e shkurtra të Loom përmes Google Workplace, në video përmes mesazheve me tekst, gjeta se është mënyra më e mirë për të qëndruar në kontakt!”
Lexo: Pyetja një milion dollarëshe që po mundon millennials: Për çfarë punoni?
6-Praktikoni empatinë
Të gjithë janë prekur nga pandemia dhe ngjarjet e tjera të vitit 2020, kështu që në marketing dhe në jetë, është e rëndësishme të tregoni ndjeshmëri për të tjerët dhe për rrethanat e tyre, thotë Jennifer Buonantony, CEO e Press Pass LA dhe PPLA Social + PR.
“Njerëzit duan të bashkohen me kompani dhe marka që janë aty për ta në kohë të mira dhe të këqija dhe që nuk janë të shurdhër ndaj realitetit të asaj që po kalojnë,” shton Buonantony.
7-Prezanto zgjidhje për problemet me të cilat po përballen njerëzit
Problemet kryesore me të cilat po përballen njerëzit në vitin 2020 janë larg atyre që u përballën vetëm një vit më parë. Bizneset duhet të kuptojnë se, “pikat ku janë mbështetur në marketingun e tyre, janë ndryshuar në një farë mënyre”.
“Covid-19 dhe dëmet në ekonomi sollën sfida të reja për bizneset në çdo drejtim, duke krijuar mundësi të reja për kompanitë e gatshme dhe të afta të zhvendosen shpejt dhe të ofrojnë zgjidhje hibride që funksionojnë në një periudhë afatshkurtër,” thotë Mario Peshev, CEO i DevriX. “Diferencimi është thelbësor në vitin 2020”.
8- Përqëndrohuni tek klienti juaj mbi të gjitha
Pavarësisht nga çfarë, strategjia juaj duhet të përqendrohet te klienti juaj, thotë Stephanie Wells, bashkëthemeluese dhe CTO e Forms Formidable.
“2020 ka sjellë shumë sfida në botë dhe shumë biznese u goditën rëndë”, thotë Wells. “Sigurimi i vazhdueshëm i shërbimit të shkëlqyer të klientit dhe vënia e klientëve në radhë të parë do t’i bindë ata të vazhdojnë të kthehen”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.