7 vendime që marrin njerëzit e suksesshëm çdo ditë - Business Magazine Albania

7 vendime që marrin njerëzit e suksesshëm çdo ditë


Nëse doni të jeni të suksesshëm, merrni vendime të mira – çdo ditë.

Çfarë produktesh të reja do të zhvilloj? Ku do ta shpenzoj buxhetin e marketingut? Kë duhet të punësoj? Kë duhet të pushoj? Ta blej apo ta marr me qera? Specializim apo Diversifikim? Me kë të martohem? Kur të bëj një fëmijë? Si të votoj? Çfarë duhet të ha për drekë?

Këto janë disa nga dilemat që na shoqërojnë çdo ditë dhe të gjithë pa përjashtim ashtu si edhe pronarët e bizneseve dhe sipërmarrësit marrim vendime. Disa do të jenë vendime të mëdha dhe duhet të jemi mjaft të vetëdijshëm për këto zgjedhje (me kë të martohen, për shembull) dhe disa do të jenë vendime të vogla (çfarë të hanë për drekë).

Por dhe këtu është pjesë e ndërlikuar, madje edhe ato të voglat e përditshme, me kalimin e kohës, mund të ketë një efekt të madh kumulativ.

Vetëm provoni të hani një hamburger të yndyrshëm çdo ditë për drekë dhe shikoni se çfarë ndodh me trupin tuaj. Vendimet. Të gjitha kanë rëndësi edhe ato të voglat. Tani ndoshta më shumë se kurrë.

Pra, çfarë na thotë shkenca për të qenë një person që merr vendime të mira? Çfarë vendimesh marrin njerëzit e suksesshëm çdo ditë?

1. Ata shpërthejnë flluskën e tyre – vendimmarrësit e mirë e kanë zakon të shpërthejnë flluskën e tyre të informacionit.

Ata flasin me njerëz jashtë rrethit të tyre të brendshëm. Ata arrijnë në gjeneratat e ndryshme, kulturat e ndryshme, grupet e ndryshme sociale. Ata flasin me punonjësit, furnizuesit, madje edhe konkurrentët. Ata mësojnë nga industri të ndryshme. Ata nuk kanë frikë të sfidojnë veten e tyre dhe të zgjerojnë pikëpamjen e tyre.

2. Ata kontrollojnë burimet – vendimmarrësit e mirë zhvillojnë një skepticizëm të shëndoshë në lidhje me atë që lexojnë.

Është bërë një temë trend në botimet e biznesit kohët e fundit për të folur për “paragjykimet” në media, në lidhje me përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe rëndësinë e dallimit në përcaktimin e atyre që duhet të besojmë. Unë mendoj se është një diskutim interesant dhe i rëndësishëm.

Por kjo nuk është praktikisht e reja – vendimmarrësit e mirë e kanë ditur me kohë se të gjithë kanë një axhendë dhe gjejnë hulumtime të pavarura, të verifikueshme që t’i ndihmojnë ata të marrin vendime.

3. Ata Lexojnë. Shumë. Më pëlqejnë artikujt e shkurtër. Unë jam një shkrimtar i artikujve të shkurtër. Ato janë të shkëlyqera për të marrë informacion të shpejtë, për të marrë ide dhe për të qenë koherent me trendet e reja.

Por vendimmarrësit e vërtetë lexojnë libra. Ata zhyten në brendësi dhe mësojnë sa më shumë që të munden. Ata janë nxënës jetëgjatë dhe lexojnë çdo ditë. Po, madje edhe Bill Gates, personi më i pasur në botë, lexon çdo ditë (dhe rekomandon që edhe ju të bëni të njëjtën gjë gjithashtu).

4. Ata kultivojnë kuriozitetin – vendimmarrësit e mirë kërkojnë për atë që nuk është thënë, atë që është e pazakontë, ose interesante. Ata bëjnë shumë pyetje. Rezulton se, duke qenë kurioz nuk është vetëm lloj argëtimi, kjo gjithashtu përmirëson vendimmarrjen.

5. Ata e kuptojnë veten e tyre – Ashtu si ata e dinë se njerëzit rreth tyre kanë paragjykime,vendimmarrësit e mirë janë gjithashtu të vetëdijshëm për paragjykimet dhe emocionet e tyre.

Në qoftë se ata e dinë se do të kenë një ditë e keqe dhe ka të ngjarë të jenë pesimistë dhe negativë në lidhje me një ide të re që serviret para tyre, ata mund ta shtyjnë vendimin deri sa të jenë në humor të mirë, ose i kërkojnë një kolegu të besuar që ta shqyrtojë këtë ide gjithashtu.

Unë dikur kisha një shef, përgjigjia e të cilit ishte gjithmonë “jo”. Ai ishte një djalë i kujdesshëm dhe ky ishte reagimi i tij i brendshëm. Por, ai e kuptoi këtë për veten e tij dhe e rrethoi veten me njerëz që ishin më të prirur për të ndërmarrë rreziqe, për të bërë pyetje, ndoshta edhe për të bindur atë që të thoshte “po” ndonjëherë.

Unë jam lloji i personit i cili bie në dashuri me ide, i cili është pafundësisht optimist dhe është i njëanshëm kur sheh mundësitë. Por, unë kam mësuar t’iu kërkoj kolegëve të mi një vështrim të arsyeshëm, të dytë para se të përfshihem shumë, ose të investoj kohën dhe paratë e mia në një projekt.

6. Ata dëshirojnë të dinë më shumë – vendimmarrësit e mirë gjithmonë duan të dinë më shumë. Ata bëjnë pyetje të frikshme. Ata e kuptojnë se të dhënat ose hulumtimi që është vënë para tyre është aq i mirë sa pyetja që kanë për qëllim t’iu përgjigjen.

Ata shtyjnë kompaninë e tyre për më të mirën dhe gjithmonë kërkojnë shumë nga vetja e tyre.

7. Ata realisht marrim vendime – Ne jetojmë në një botë që është shumë dinamike. Edhe natyrisht udhëheqësit janë të kujdesshëm që të veprojnë shpejt dhe të vënë ëndrrat e tyre në lëvizje.

Vendimmarrësit e mirë e kuptojnë se duhet të thonë “po” ose “jo” dhe të lëvizin përpara. Ata nuk i mbajnë stafin, furnizuesit ose shitësit e tyre të mbërthyer në tokën e “ndoshta” për një kohë të pacaktuar.

Dëshironi të merrni vendime të mira në jetën dhe biznesin tuaj? Jini me mendje të hapur, jini kuriozë, bëni pyetje të vështira, gjithmonë përpiquni të dini më shumë, t’i kuptoni gjërat thellë dhe jini gjithashtu një skeptik i shëndetshëm dhe një ëndërrimtar i egër.

Nuk kërkohet shumë, apo jo?

 

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0